Ar-Room
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمِنْ ءَايَـٰتِهِۦٓ أَن يُرْسِلَ ٱلرِّيَاحَ مُبَشِّرَٰتٍ وَلِيُذِيقَكُم مِّن رَّحْمَتِهِۦ وَلِتَجْرِىَ ٱلْفُلْكُ بِأَمْرِهِۦ وَلِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 46
Nga argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon(të mbledhin retë)si përgëzim(para shiut)-Ndër argumentet që tregojnë për mëshirën e Tij dhe për faktin që Ai do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i vetmi Zot që meriton adhurimin, që Ai është Mbreti dhe i Lavdëruari, janë edhe erërat që Ai i dërgon si përgëzim (para shiut). Ai dërgon erërat, që mbledhin retë, dhe kështu shpirtrat qetësohen e lumturohen sepse do të bjerë shiu i shumëpritur....që ju të mund të përfitoni mirësi (të shumta) nga mëshira e Tij; -Nga mëshira e Tij, Allahu ju lëshon shiun, nëpërmjet të cilit Ai ngjall tokën pas vdekjes së saj, dhe gjallërohen bimësia, njerëzit e të gjitha gjallesat. Kështu, ju e përjetoni mëshirën e Tij dhe e kuptoni mirë se është Ai, me mëshirën e Tij, që kujdeset për gjallesat, duke u dhënë jetë dhe furnizim. Duke medituar në këtë fakt, juve ju shtohet dëshira për të kryer edhe më shumë punë të mira, të cilat akoma më shumë bëhen shkak që të hapen depot e mirësive të Allahut dhe mëshirës së Tij.... që anijet të lundrojnë me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij ... -Në mes të errësirës, në dete e oqeane, lundrojnë anije, me ligjin që Ai ka përcaktuar të realizohet në këtë botë. Ai e bëri të mundur diçka të tillë, që anijet të lundrojnë, me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij, që të arrini e tërealizoni jetën tuaj. Ai jua lehtësoi çështjet që:...dhe që të jeni mirënjohës. -Të jeni mirënjohës ndaj Atij që ju lehtësoi shkaqet dhe vendosi ligje që jua lehtësojnë punën në këtë jetë. Ky është qëllimi i zbritjes së mirësive: që robi të tregohet mirënjohës ndaj Zotit. Nëse robi e bën këtë, atëherë Zoti jo vetëm që do t'ia ruajë të mirat, por edhe do t’ia shtojë ato, me mirësinë e bujarinë e Tij. Ndërsa ata që, në vend të mirënjohjes, mohojnë e shpërfillin mirësitë e Allahut, ata e kanë transformuar mirësinë e Tij në dëmtim, dhe ajo mirësi do t’u ikë e do të dëshpërohen.