Ar-Room
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ كُلٌّ لَّهُۥ قَـٰنِتُونَ 26 وَهُوَ ٱلَّذِى يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ ۚ وَلَهُ ٱلْمَثَلُ ٱلْأَعْلَىٰ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ 27
Pronë e Tij është gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i janë nënshtruar të gjithë. Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo(përsëritja)është edhe më e lehtë për Të. -Rikrijimi e risjellja në jetë e krijesave pas vdekjes është më e lehtë për Të, sesa fillimi i krijimit. Duhet thënë se kjo vlen sipas logjikës dhe arsyetimit tonë, sepse për Allahun çdo gjë është e lehtë. Atëherë, sipas logjikës sonë, nëse Ai është i Plotfuqishëm që të fillojë krijimin nga hiçi, dhe kjo është diçka që e pranojmë dhe e pohojmë, rikthimi i këtyre krijesave në jetë pas vdekjes së tyre është më i thjeshtë dhe më i pranueshëm logjikisht. Në ajetet e mësipërme, Ai përmendi shenja madhështore, nëpërmjet të cilave mund të nxjerrin mësime ata që dinë të marin mësim, mund të marrin këshillë besimtarët dhe të shohin e të ndriçohen të udhëzuarit. Në vijim, Ai përmend një çështje shumë të rëndësishme dhe madhështore, në të cilën kërkohet që të meditojmë thellë dhe të pohojmë me bindje e forcë:Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë... -Allahut i takon përshkrimi me cilësitë më të larta, të plota dhe absolute. Nga çdo cilësi e plotë dhe e bukur, Atij i takon më e plota dhe absolutja. Atij i takon dashuria e plotë, pendimi i sinqertë e kthimi me përunjësi nënshtrim e bindje nga adhuruesit e Tij të dashur, besimtarët e sinqertë. Vetëm Ai meriton ta lavdërojnë, ta përlëvdojnë, ta kujtojnë dhe adhurojnë robërit e Tij. Ky është kuptimi i "shembullit dhe përshkrimit më të lartë" të përmendur në ajet. Prandaj dhe dijetarët, kur flasin për cilësitë e Allahut, thonë: për çdo cilësi të plotë dhe të bukur, me të cilën përshkruhen krijesat, Krijuesi i tyre është më parësor dhe i merituar që të përshkruhet me to, por në formën më të plotë e absolute, të tillë që askush nuk mund të krahasohet e t’i përafërsohet Atij në ato cilësi. Nga ana tjetër, për çdo cilësi të mangët, që krijesat e konsiderojnë si mangësi, ndaj i urrejnë ato, Allahu e meriton më tepër që të jetë i pastër prej tyre dhe të mos përshkruhet me to.Ai është Ngadhënjimtarie i Urti. - Allahut i takon krenaria, fuqia e pushteti i plotë dhe urtësia e gjerë. Me pushtetin, forcën e ngadhënjimin e Tij, Ai krijoi krijesat dhe vendosi për to urdhëresat dhe ligjet. Ndërsa me urtësinë e Tij, Ai e përkreu gjithçka që e bëri të ekzistonte dhe çdo ligj, që e vendosi ndër krijesat dhe sipas të cilit duhet ta adhurojmë Atë e të jetojmë.