Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ مَنْ إِن تَأْمَنْهُ بِقِنطَارٍ يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ وَمِنْهُم مَّنْ إِن تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍ لَّا يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَآئِمًا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا۟ لَيْسَ عَلَيْنَا فِى ٱلْأُمِّيِّـۧنَ سَبِيلٌ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ 75
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e ithtarëve të Librit në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kështu, pasi foli për tradhtinë dhe mashtrimin e tyre rreth Librit të Tij dhe për fshehjen e të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë për mashtrimet e tyre në një aspekt tjetër të jetës: në tregti dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore në përgjithësi. Më konkretisht, disa prej tyre u qëndrojnë besnikë marrëveshjeve të lidhura, por ka edhe të tjerë që i shkelin ato.Ndër ithtarë të Librit, ka të tillë që, po u besove një sasi të madhe ari, ata ta kthejnë atë. -Disa prej tyre, edhe nëse u beson pasuri të madhe, ata ta kthejnë, duke u treguar korrektë. Kështu, kur tregohen besnikë në kthimin e pasurive të mëdha, atëherë për gjëra më të vogla, sigurisht që janë më të rregullt.Por ka edhe të tillë që, po u besove(edhe)një dinar, ata nuk ta kthejnë atë, veç nëse u rri te koka (duke ua kërkuar vazhdimisht). –Por ka edhe të tjerë ndër ta që, edhe nëse u beson një dinar të vetëm, nuk ta kthejnë atë, derisa t’ua kërkosh me ngulm. Kur ata sillen kështu vetëm për një dinar, atëherë si do të bëjnë po t’u besosh pasuri të mëdha?! Me siguri që do të jenë më tepër mashtrues. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon arsyen që ata ia lejojnë vetes një poshtërsi të tillë:Ata shfajsohen me fjalët: “Ne nuk kemi përgjegjësi për mashtrimin e injorantëve(jo çifutëve)”. -Ata pretendojnë me paturpësi se nuk marrin gjynah kur ua mbajnë pasurinë të tjerëve, sepse mendojnë që janë vetë njerëz të lartë dhe fisnikë, ndërsa të tjerët janë të ulët, skllevër të pavlefshëm, që meritojnë t’u marrësh gjithçka. Por nuk e kuptojnë të mjerët se më të poshtrit dhe më të ulëtit janë pikërisht ata të dëshpëruarit. Për ata, njerëzit e thjeshtë, që nuk janë të sërës së tyre, nuk kanë asnjë vlerë dhe rëndësi, prandaj mund t’ua marrësh pasurinë, nderin dhe jetën pa problem. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: grabitin pasuritë e njerëzve dhe e konsiderojnë këtë veprim si të ligjshëm. Por, në këtë mënyrë, ata shpifin për Zotin, i Cili thotë:Ata trillojnë gënjeshtra për Allahun, edhe pse e dinë mirë këtë. -Ky është vërtet një veprim shumë i shëmtuar nga këta njerëz të ulët. Ata trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut duke pretenduar se Ai ua ka lejuar grabitjen e pasurive të të tjerëve, që nuk janë si ata. Ata guxojnë të mashtrojnë, duke qenë të vetëdijshëm se kjo është një shpifje e shëmtuar dhe shumë e ndëshkueshme. Sigurisht që një krim i tillë është shumë më i rëndë sesa të thuash në emër të Allahut gjëra të gabuara, duke mos patur dije. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, me të cilin ata mundohen të justifikojnë poshtërsitë e tyre, dhe thotë: