Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًٔا ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّا فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 176
Profeti (a.s.) ishte shumë i përkushtuar për udhëzimin e krijesave të Zotit. Ai përpiqej dhe shqetësohej që ata të udhëzoheshin. Kur ata nuk përgjigjeshin, ai trishtohej dhe shqetësohej shumë, prandaj i Lartësuari i thotë:Mos u brengos për ata që rendin në mosbesimin e tyre! –Kuptimi: Mos u shqetëso për ata që, nga dëshira për shthurje, nxitojnë në vepra të këqija dhe në mohimin e Zotit. Ata e dëshirojnë shumë mohimin e Zotit dhe shfrenimin, por:Ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. -Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij, do ta mbështesë Profetin e Tij dhe do ta shpjerë deri në fund kauzën e Tij, edhe pse ata e mohojnë, prandaj mos u kushto shumë rëndësi mohimit të tyre! Ata po punojnë veçse në dëm të vetes së tyre. A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jesh bosh nga imani në jetën e kësaj dynjaje dhe i ndëshkuar përjetësisht në jetën tjetër?! Me zgjedhjen e tyre të keqe, ata janë të pavlerë dhe të papërfillshëm tek i Gjithmëshirshmi. Ata janë kaq të papërfillshëm, saqë Allahu i Lartësuar thotë:Allahu, me Urtësinë e Vet, dëshiron që atyre të mos u takojë asnjë e mirë në Botën Tjetër. Ata do të kenë një dënim të madh. –Ata që braktisen nga Allahu i Lartësuar janë të ulët, të parëndësishëm, prandaj e meritojnë këtë trajtim nga i Drejti dhe i Urti. Ata nuk mund të meritojnë shpërblimin e ahiretit. Allahu nuk u dha sukses atyre në veprat dhe fjalët e mira, me të cilat fitohet mirësia dhe mëshira e Tij. Pa dyshim, Ai është i Drejti dhe i Urti. Allahu është i Gjithëdituri, që e di shumë mirë se kush e meriton udhëzimin dhe dritën e Tij. Ndërsa mohuesit, të cilëve Ai nuk u dhuron udhëzim dhe dritë, nuk i meritojnë këto mirësi sepse ata parapëlqejnë kufrin kundrejt imanit, sikurse ai tregtari që paguan me pasurinë më të shtrenjtë për të arritur atë që do. Të tillët nuk mund ta dëmtojnë aspak Zotin e botëve.