Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ ٱلرُّسُلُ ۚ أَفَإِي۟ن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ ٱنقَلَبْتُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَـٰبِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ ٱللَّهَ شَيْـًٔا ۗ وَسَيَجْزِى ٱللَّهُ ٱلشَّـٰكِرِينَ 144
Muhamedi është vetëm se një i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar. –Kuptimi: Ai nuk është i pari apo i vetmi profet që i ka ardhur njerëzimit. Ai është i njëjtë me të gjithë profetët e tjerë, për sa i përket cilësive të tij si njeri dhe me detyrën që mbart. Detyra e tij dhe e të gjithë profetëve ka qenë gjithmonë e njëjtë: përçimi i qartë i mesazheve të Zotit të tyre për tek njerëzimi dhe zbatimi me përpikmëri i të gjitha urdhrave dhe porosive të Tij. Askush prej tyre nuk u krijua që të jetë i përjetshëm në dynja. Po ashtu, prania apo mosprania e tyre nuk mund dhe nuk duhet të jetë kusht për plotësimin e urdhrave dhe porosive të Zotit nga ana e njerëzve. Përkundrazi, për njerëzimin është detyrë adhurimi i Zotit të tyre në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:E nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheshit ju prapa(në mosbesim)? -Mos vallë, me vdekjen apo vrasjen e Profetit, ju do të ktheheni pas në kufër, duke braktisur çdo porosi të tij?! Mos vallë, ju do ta braktisni besimin dhe xhihadin në rrugën e Zotit?! Mos vallë, do ta braktisni adhurimin e Zotit tuaj? Më pas Allahu i Lartësuar thotë:Kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën aspak dëm Allahut. –Kuptimi: Kush bën një veprim të tillë dëmton veçse vetveten. Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për adhurimet dhe bindjen tuaj. Me ju apo pa ju, Allahu i Lartësuar do ta lartësojë dhe plotësojë fenë e Tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që do t'i lartësojë adhuruesit e Tij, besimtarët e sinqertë. Pasi paralajmëron ata që e braktisin fenë, Allahu i Lartësuar lëvdon ata që qëndrojnë me trimëri për të mbështetur Profetin dhe fenë e Tij:Allahu, do t’i shpërblejë mirënjohësit. -Mirënjohja mund të arrihet veçse duke u përpjekur për kryerjen e adhurimeve të Allahut të Lartësuar në çdo gjendje. Ky ajet madhështor është një këshillë shumë e qartë nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, që ata të jenë gjithmonë të fortë dhe të qëndrueshëm në imanin e tyre, si edhe në veprat që ai reflekton. Allahu këshillon ata që të mos tronditen dhe dobësohen, qoftë edhe në momente delikate, sikurse është humbja e një udhëheqësi, sado i madh qoftë ai. Një qëndrueshmëri e tillë është e mundur veçse duke marrë masa serioze që, për çdo çështje të rëndësishme të fesë dhe jetës, të përgatiten njerëz të aftë, të cilët në çdo situatë të jenë gati të marrin drejtimin dhe të udhëheqin popullin në rrugën e përcaktuar qartë nga i Madhëruari. Umeti duhet të kujdeset për përgatitjen e njerëzve të tillë, në mënyrë që, nëse vdes njëri, përgjegjësinë ta marrë tjetri. Po ashtu, të gjithë besimtarët duhet të mbështesin këtë fe dhe adhurimin e Zotit të Lartësuar. Të gjithë duhet të sakrifikojnë pasurinë më të shtrenjtë të tyre për të ndihmuar Islamin. Qëllimi final dhe i vetëm i të gjithëve duhet të jetë shërbimi ndaj fesë së Zotit, në të gjitha aspektet e saj. Për ta nuk duhet të jetë qëllim një udhëheqës apo tjetri. Lufta nuk bëhet për udhëheqësin, por për Allahun e Lartësuar. Vetëm me këtë qëllim të lartë normalizohet, udhëzohet dhe arrin të mirën ky umet. Vetëm në këtë mënyrë rregullohen çështjet e tij. Ky ajet dëshmon, gjithashtu, për vlerat dhe gradën e lartë të Ebu Bekër es Sidikut dhe shokëve të tij, të cilët qëndruan të patundur dhe luftuan me vendosmëri kundër tradhtarëve të fesë së Zotit pasi Profeti (a.s.) ndërroi jetë. Pikërisht ata janë krerët dhe më të mëdhenjtë e adhuruesve të Allahut të Lartësuar.