Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦ ۗ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ 126
Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. -Allahu i Madhëruar tregon se ndihmën madhështore me anë të melekëve Ai e dha për të sjellë gëzim dhe qetësi në zemrat e besimtarëve. Kjo ngjarje ishte, gjithashtu, një mësim i pashlyeshëm nga kujtesa për besimtarët, të cilëve, në këtë mënyrë, iu tha: Qetësia juaj mund të vijë si rezultat i masave të ndërmarra prej jush. Megjithatë, për të arritur fitoren mbi armikun, nuk duhet të mbështeteni në forcën tuaj apo në masat që keni marë. Ato thjesht mund të sjellin një lloj qetësie, por fitorja e vërtetë mund të vijë veçse nëse e lejon Allahu i Lartësuar, i Cili thotë më tej:Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. –Pra, ndihmën dhe fitoren e vërtetë mund ta japë veçse Allahu i Lartësuar për kë dëshiron Ai prej robërve të Tij. Nëse dëshiron Ai, ua jep fitoren atyre që janë përgatitur mirë për arritjen e fitores, sikurse ndodh zakonisht te njerëzit. Por nëse Ai dëshiron, mund t'ua dhurojë fitoren edhe atyre adhuruesve të Tij që janë të dobët e të pafuqishëm, për t’u qartësuar atyre se fitorja dhe ndihma është vetëm në dorën e Tij, për t'u treguar se Atij i takon pushteti dhe mbretërimi mbi gjithçka. Prandaj Allahu i Lartësuar përmend dy cilësi të Tij në këtë kontekst:1. Aziz – Ngadhënimtar, i Pamposhtur, domethënë asnjë krijesë nuk mund të dalë mbi Të, por të gjithë i janë nënshtruar madhështisë së Tij, sepse të gjithë janë nevojtarë për përkujdesjen e Ngadhënjimtarit, Sunduesit dhe të Madhërishmit.2. El Hakim - i Urtë, domethënë Ai që i vendos gjërat në vendin e tyre të duhur. Edhe në ato raste kur qafirët fitojnë mbi muslimanët, është pikërisht urtësia e Tij e madhe që e lejon një gjendje të tillë të përkohshme. Thotë i Lartësuari: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humb veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja.”. [Muhamed 4 - 7].