Al-Ankaboot
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لِيَكْفُرُوا۟ بِمَآ ءَاتَيْنَـٰهُمْ وَلِيَتَمَتَّعُوا۟ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ 66
Kështu ata i mohojnë ato të mira që u kemi dhënë dhe vazhdojnë të kënaqen me to... - Me këtë idhujtari, edhe pas mirësisë që u kemi bërë duke i shpëtuar nga vdekja, ata tregojnë mosmirënjohjen për ato që u dhuruam dhe i kundërpërgjigjen të mirës me ligësi. Por, a nuk e kuptojnë të mjerët se ata thjesht janë afatizuar që të plotësojnë jetën dhe pjesën e kënaqësive të tyre në këtë dynja? Nëse nuk pendohen, le ta dinë se ata thjesht janë lënë të vazhdojnë jetën dhe dëfrimet e tyre si kafshët, që nuk synojnë gjë tjetër, veç kënaqësive të barkut dhe të mishit të tyre....por shpejt do ta kuptojnë! -Kur të vijë koha që të largohen nga dynjaja, - gjë që do të ndodhë patjetër, edhe sikur të vonohet, - ata do të shohin ndëshkimin e dhembshëm dhe dëshpërimin, që kurrë nuk do t’u ndahet më.