Al-Ankaboot
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَتِلْكَ ٱلْأَمْثَـٰلُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ ۖ وَمَا يَعْقِلُهَآ إِلَّا ٱلْعَـٰلِمُونَ 43
Këta janë shëmbuj që Ne i sjellim për njerëzit, por vetëm ata që kanë dije i kuptojnë ato. -Shëmbuj për të mirën e për të lehtësuar njohuritë. Ato i sjellin çështjet konceptuale më pranë shqisave dhe i bëjnë më të dukshme dhe të kuptueshme ato. Nëpërmjet tyre merret kuptimi i synuar. Ato janë nga rrugët më të dobishme të kuptimit të saktë të njohurive për të gjithë njerëzit. Sjellja e shembujve është mënyra më e mirë e të kuptuarit. Por ata që i kuptojnë vërtet me zemër janë vetëm ata që Zoti i quan: “alimun”, të diturit, që dituria iu ka hyrë thellë në zemra. Ky ajet është një tregues i rëndësisë dhe dobisë së madhe të këtyre shembujve që Allahu i Madhëruar sjell në Kur'an dhe një nxitës për të medituar rreth tyre. Gjithashtu, ajeti është edhe një lëvdatë për ata që meditojnë dhe i logjikojnë drejt këta shembuj. Të medituarit dhe nxjerrja e mësimeve nga këto shembuj është tregues se ata janë dijetarë. Po ashtu, nga kjo kuptohet se ata që nuk i kuptojnë e nuk logjikojnë rreth tyre nuk janë dijetarë. Shkak për këtë konstatim është fakti që Allahu i Lartësuar i ka sjellë këto shembuj në Kur'an, për të treguar çështje madhore dhe shumë të rëndësishme prej qëllimeve të larta. Dhe ata që janë të ditur e kuptojnë se të tilla çështje janë më të rëndësishme se çështjet e tjera, për të cilat nuk janë sjellë shembuj. Rëndësia duket në faktin që Allahu i Madhëruar i ka dhënë më shumë shpjegim e trajtim se të tjerat dhe ka nxitur që ato të meditohen dhe logjikohen me kujdes. Madje ka urdhëruar që robërit të shpenzojnë çdo kapacitet mendor për të mësuar mesazhin e kumtuar. Kështu, ata që nuk logjikojnë dhe as meditojnë rreth këtyre shembujve, me gjithë këtë rëndësi të madhe, tregojnë me neglizhencën e tyre se ata nuk janë dijetarë. Nëse ata nuk njohin çështjet më të rëndësishme, atëherë për çështjet e tjera do të jenë më të paditur. Po të meditosh me kujdes, e kupton se shumica e çështjeve për të cilat Zoti ka sjellë shembuj në Kur'an janë rreth bazave më të rëndësishme të fesë dhe besimit.