Al-Ankaboot
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُو۟لَـٰٓئِكَ يَئِسُوا۟ مِن رَّحْمَتِى وَأُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 23
Ata që nuk besojnë në argumentet e Allahut dhe në takimin me Të(në botën tjetër), e kanë humbur shpresën për mëshirën Time dhe i pret një dënim i dhembshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon se cilët janë ata që u privuan nga çdo e mirë dhe u zhytën në çdo sherr e ligësi. Ai na tregon se këta janë ata që nuk e besuan Atë dhe profetët e Tij. Ata nuk i besuan shpalljet e Tij dhe e quajtën gënjeshtër takimin me Allahun. Ata ishin të dhënë tërësisht dhe vetëm pas dynjasë. Kjo i bëri të zhyteshin në atë llum shirku e poshtërsish. Në zemrat e tyre nuk kishte frikë nga ndëshkimi dhe përfundimi i keq i rrugës së tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “...e kanë humbur shpresën për mëshirën Time...". Ata nuk bënë as edhe një punë të vetme që t’i afronte pranë mëshirës së Allahut. Nëse do të synonin dhe kishin ndonjë qëllim për të arritur e fituar mëshirën e Tij, do të bënin për këtë çdo punë me të cilën fitohet mëshira e Tij. Të humbësh shpresën nga mëshira e Allahut është nga veprat më të këqija. Por kjo shfaqet në dy forma:1. Shpresëhumbja e mohuesve, e cila i bën ata që të lënë çdo punë të mirë që i afron afër mëshirës së Zotit.2. Shpresëhumbja e gjynahqarëve. Për shkak të veprave të shumta të këqija, zemrat e tyre pushtohen kjo ndjenjë e rrezikshme.Allahu i Madhëruar thotë pastaj: “...dhe i pret një dënim i dhembshëm. " Ata do të kenë një dënim të dhembshëm dhe të hidhur. Me sa duket, këto ajete trajtojnë një subjekt tjetër, që është ndërfutur mes fjalëve të Ibrahimit drejtuar popullit të tij dhe përgjigjes që ai u dha atyre. Allahu është më i Ditur për gjithçka.