Al-Qasas
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ مِنْ عِندِنَا قَالُوا۟ لَوْلَآ أُوتِىَ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ مُوسَىٰٓ ۚ أَوَلَمْ يَكْفُرُوا۟ بِمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۖ قَالُوا۟ سِحْرَانِ تَظَـٰهَرَا وَقَالُوٓا۟ إِنَّا بِكُلٍّ كَـٰفِرُونَ 48
Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij(Muhamedit)sikurse iu dhanë Musait!” - Kur atyre u erdhi e vërteta e sigurt, pra, ky Kur'an madhështor i shpallur nga Ne, duke e mohuar thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!" Duke mohuar diçka që kurrsesi nuk mund të mohohet, sollën këto pretendime boshe. Ata thanë: Përse nuk zbret Libri nga qielli njëherësh i gjithi? Kështu, sikur po thoshin: “Duke qenë se po zbret pjesë-pjesë, atëherë nuk është prej Zotit." E çfarë argumenti është ky?! Përse duhet të mendohet se nuk është prej Zotit, meqë po shpallet pjesë- pjesë?! Ku është lidhja dhe logjika këtu?! Madje, është pikërisht e kundërta që mund të kuptohet nga shpallja e Tij pjesë- pjesë. Ajo tregon përkujdesin e madh të Allahut për ata të cilëve u shpalli këtë Kuran. Ai e zbriti atë pjesë-pjesë dhe gradualisht, që të forconte zemrën e Profetit dhe që imani i besimtarëve të shtohej e fuqizohej. Gjithashtu, edhe për të qenë një udhëzim dhe sqarim për çdo çështje që u dilte përpara, siç thotë i Madhëruari: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” [Furkan 32, 33]. Pastaj, edhe pse ata bënë krahasim me librin që iu dha Musait, prapë nuk kishin asnjë të drejtë, sepse edhe Musain nuk e besuan. Pra, si mund të kërkojnë dhe krahasojnë me një libër që ata nuk e besojnë dhe e mohojnë? Prandaj thotë Allahu i Madhëruar:Por, a nuk po i mohojnë ata mrekullitë që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kur’anin dhe Teuratin): “Këto janë dy magji që mbështesin njëra-tjetrën." -Sipas tyre, Kur'ani dhe Teurati janë dy magji që ndërveprojnë me njëra tjetrën për të nënshtruar njerëzit.Ata thonë: "Ne i mohojmë që të dyja.” - Nga kjo kuptohet se ata ishin njerëz që donin të hidhnin poshtë të vërtetën me diçka të kotë e të pavlerë. Ata thjesht llomotitin fjalë kontradiktore. E tillë është sjellja e çdo mohuesi, prandaj dhe Zoti thotë se ata janë mohues të të dy librave dhe të dy profetëve. Mos, vallë, ky mohim ishte për shkak se ata kërkonin të vërtetën, apo thjesht pasim i dëshirave të tyre? Në vijim, Allahu u drejton atyre një sfidë, për të vërtetuar pretendimet dhe mosbesimin e tyre.