Al-Qasas
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلْمَلَأُ مَا عَلِمْتُ لَكُم مِّنْ إِلَـٰهٍ غَيْرِى فَأَوْقِدْ لِى يَـٰهَـٰمَـٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجْعَل لِّى صَرْحًا لَّعَلِّىٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَـٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّى لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلْكَـٰذِبِينَ 38
Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje!” - Kjo ishte paturpësi e Faraonit ndaj Zotit. Ai, duke mashtruar dhe manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij, atyre mendjelehtëve dhe kokëboshëve, tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. Pra unë dhe vetëm unë jam zoti dhe ai që duhet ta adhuroni, t'i trembeni dhe nënshtroheni. Nëse do të kishte ndonjë zot tjetër, unë do ta dija.” Shikojini këto fjalë të thata që u drejton tirani këtyre njerëzve pa mend në kokë, për t'u treguar se ai ishte një dijetar shumë i mençur, i cili çdo gjë që thotë e ka të vërtetë. Për çdo gjë që urdhëron ai, duhet që t’i bindesh dhe nënshtrohesh. Madje, ai i përzgjedh fjalët, që të mos thotë diçka të gabuar. Ai nuk tha: “... nuk ka ndonjë zot tjetër veç meje”, por tha: ”Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje”, që nënkuptonte se edhe mund të ketë ndonjë zot tjetër. Kështu, ai deshi që ta përforconte edhe më shumë mohimin e ekzistencës së një zoti tjetër, siç thoshte e mëtonte Musai. Ai urdhëroi për diçka, sikur donte të tregonte se çdo vendim e fjalë e thoshte vetëm pasi sigurohej, se ai ishte një i ditur dhe i mençur. Ai tha:O Haman! Më ndiz një zjarr(për të pjekur tulla)e më ndërto një kullë të lartë, se ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. -Më ndërto një kullë të madhe prej tullash të pjekura.Unë mendoj se ai është gënjeshtar. -Unë mendoj se ai është mashtrues dhe do ta vërtetojmë këtë mendim. Shiko se çfarë paturpësie dhe padrejtësie të madhe bëri ky i poshtër dhe i shëmtuar! Askush nuk kishte bërë një krim të tillë. E quajti Musain gënjeshtar dhe pretendoi për vete se ishte zot. Mohoi se kishte ndonjë njohuri rreth një Zoti të vërtetë dhe pretendoi se, për të gjetur të vërtetën, kishte marrë të gjitha masat e nevojshme. Të gjitha këto ishin thjesht për të manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij. Megjithatë, çudia më e madhe ishte me oborrin dhe rrethin e tij, të cilët pretendonin të ishin paria e mbretërisë dhe njerëzit që udhëhiqnin çështjet e njerëzve: Si ishte e mundur që ai burrë të luante me mendjet e tyre dhe të verbonte logjikën e tyre deri në atë masë sa ata t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin në këtë çmenduri?! Sigurisht shkak për këtë ishte kalimi i kufijve në poshtërsi e tirani, që ishte bërë cilësi e pandashme për ta. Besimi dhe punët e tyre të prishura solli shkatërrimin e mendjes dhe aftësisë së tyre të arsyetimit. Të lutemi, o Zot, të na forcosh dhe ruash imanin tonë! “Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh.”. [Al Imran 8].