Al-Qasas
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَأَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَـٰمُوسَىٰٓ أَقْبِلْ وَلَا تَخَفْ ۖ إِنَّكَ مِنَ ٱلْـَٔامِنِينَ 31
Hidhe shkopin tënd!” Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. -Pasi e hodhi shkopin, "...Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë...". Ai po lëvizte me shpejtësi dhe kishte një pamje të tmerrshme. Ai u shndërrua në formën e një gjarpri mashkull e të madh. Kur pa këtë pamje të frikshme, Musai "... u kthye të ikte e nuk vështroi prapa." Pra, u largua pa kthyer kokën pas, sepse frika kishte zaptuar zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i tha:O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso ... - Kjo është një fjalë qetësuese, për të larguar frikën. Së pari, Allahu i tha: ‘Kthehu!’ Dhe ky ishte një urdhër që ai duhej t’i përgjigjej. Por mund të ndodhte që ai të përmbushte urdhrin për t’u kthyer, por frika i vazhdonte, sepse shkaku i saj vazhdonte të ishte. Prandaj dhe i tha: "...mos u frikëso...". Kështu, i dha dy urdhra "Kthehu!" Dhe “Mos u frikëso”! Me këto dy urdhra, ai duhej të kthehej dhe të mos kishte frikë në zemër. Por mbetej edhe një mundësi tjetër. Ai mund të kthehej dhe të mos kishte frikë, por mund të shqetësohej dhe të ndihej i pasigurt, prandaj në fund i tha:... se ti je i siguruar. - Kështu, ai u sigurua edhe nga ky drejtim, dhe frikës iu pre rruga nga të gjithë drejtimet. Musai u kthye i qetë dhe i sigurt në premtimin e Zotit dhe me iman të shtuar. Këto shenja Allahu ia tregoi Musait para se ta dërgonte atë tek Faraoni dhe rrethi i tij, në mënyrë që të ishte më i qetë dhe në siguri të plotë, që kjo t’i jepte qëndrueshmëri e forcë në përballjen me Faraonin. Pastaj i tregoi një shenjë tjetër dhe i tha: