An-Naml
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ وَسَلَـٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصْطَفَىٰٓ ۗ ءَآللَّهُ خَيْرٌ أَمَّا يُشْرِكُونَ 59
Thuaj(o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur(për mesazhin e tij)! -Të gjitha lavdet, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimet i meriton veçse Allahu, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut në emrat, cilësitë dhe përshkrimet e Tij. Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në mirësitë dhe begatitë që dhuron, në drejtësinë, urtësinë dhe bujarinë e Tij. Ai është i Drejtë dhe i Urtë edhe në ndëshkimet dhe dënimin që zbret mbi mohuesit e besimit të drejtë dhe keqbërësit e zhytur në padrejtësi. Pasi të lëvdosh Allahun, lutu edhe për paqen dhe begatinë për robërit e zgjedhur dhe të dalluar të Zotit. Lutu e ço selam profetëve e lajmëtarëve të Zotit, të cilët janë më të zgjedhurit e të gjithë botës. Kjo bëhet duke lartësuar kujtimin e tyre, duke respektuar figurën dhe mesazhin e tyre, duke pastruar figurën e tyre nga çdo shpifje dhe e paqenë për ta, duke pastruar mesazhin dhe kumtet që përcollën nga Zoti i tyre nga çdo shpifje e trillim që u është mveshur e ngjitur padrejtësisht.Kush është më i mirë, Allahu, apo zotat e rremë që ia bëjnë shok Atij? -Kjo është një pyetje që i dihet mirë përgjigjja. Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i Plotpushtetshëm. Ai është i plotë në pushtetin e Tij, madhështor në veprat dhe kujdesin ndaj krijesave të Tij. A është më i mirë Allahu apo ato idhuj e puta që të paditurit adhurojnë?! Ato janë të mangëta nga çdo aspekt. Ato nuk sjellin asnjë dobi e as dëm. Ato nuk kanë në dorë t’u bëjnë asnjë thërrmijë mirësie as për veten e as për ata që u përkushtohen me adhurime. Allahu është më i miri dhe i vetmi i Adhuruar. Pastaj Allahu vijon të përmendë hollësitë dhe njohuritë, përmes të cilave kuptohet dhe mësohet se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe faktin që vetëm adhurimi i Tij është i drejtë dhe i vërtetë, ndërsa adhurimi i çdo gjëje tjetër është i kotë. Ai thotë: