An-Naml
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
طسٓ ۚ تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْقُرْءَانِ وَكِتَابٍ مُّبِينٍ 1
Allahu i Madhëruar i njofton robërit e Tij për madhështinë e këtij Kur'ani, duke iu referuar me përemër dëftor që përdoret për larg, një stil ky që në gjuhën arabe shërben për të treguar madhështinë dhe rëndësinë e diçkaje. Ai tha:Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit, Librit të qartë. - Ato janë shenjat më të larta dhe më të qarta, që të udhëzojnë drejt synimeve më të larta dhe qëllimeve më të rëndësishsme dhe të pastra. Ky Kur'an na udhëzon drejt punëve me të mira dhe që të stolisemi me moralet më të pastra dhe të bukura. Ajetet e këtij libri tregojnë dhe përshkruajnë qartësisht imanin e pastër dhe korrekt që Zoti e do prej nesh dhe që të mundëson që të arrish gradën e jakinit, pra, të sigurisë dhe të bindjes së plotë. Në këtë Libër gjejmë lajmet dhe historitë e popujve të shkuar dhe të atyre që do të vijnë, korrektësisht siç kanë ndodhur dhe do të ndodhin në realitet. Ajetet e këtij libri na ftojnë dhe na mundësojnë që të njohim Zotin e Madhëruar me të gjithë emrat e Tij të bukur, cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të plota në çdo drejtim. Ato na prezantojnë profetët dhe evlijatë e Zotit, me një përshkrim aq të qartë, sa duket sikur i shohim me sytë tanë. Megjithatë, shumë njerëz dhe xhindë nuk përfitojnë udhëzimin e plotë dhe nuk mund të gjejnë e të shohin rrugën e drejtë. Të gjithë inatçorët arrogantë e mendjemëdhenj nuk mund të përfitojnë udhëzimin e plotë nga ky Libër, sepse Allahu i Madhëruar e ka ruajtur dhe lartësuar atë nga ata që nuk kanë hajër, nuk e meritojnë të udhëzohen dhe zemrat e të cilëve nuk janë pastruar për t’u ardhur udhëzimi dhe drita e tij. Ata që udhëzohen dhe ndriçohen janë vetëm ata që Allahu i dallon dhe veçon për t’i stolisur me iman. Nëpërmjet Kur'anit ndriçohen zemrat dhe pastrohen shpirtrat. Duke na treguar ndikimin e mrekullueshëm të Kur'anit në zemrat e këtyre fatlumëve, Ai thotë: