Al-Furqaan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَقَالُوا۟ مَالِ هَـٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأْكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمْشِى فِى ٱلْأَسْوَاقِ ۙ لَوْلَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مَلَكٌ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا 7
Ata thonë, gjithashtu: "Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?!" -Ky është një nga arsyetimet më boshe që përdornin mohuesit e Profetit, nëpërmjet të cilit kërkonin të justifikonin mohimin e tyre dhe mospranimin e Shpalljes së tij. Pra, sikur ata thoshin: Përse të mos ishte ky profet një melek, ose të ishte mbret, ose të dërgohej së bashku me ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe ne ta shihnim haptas?!” Kështu, ata thonë: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?!” Duke u tallur, thonë: “Ç’është me këtë njeri që pretendon se është profet dhe pastaj ha ushqim?! Kjo është veçori e njerëzve, prandaj pse të mos ishte melek, që nuk ha ushqim dhe të mos ketë nevojë për ato gjëra që njerëzit kanë nevojë?! Ky, gjithashtu, ecën nëpër tregje, shet dhe ble!” Kjo, sipas tyre, është diçka që bie ndesh me të qenurit profet. Por Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin: A do të jeni të durueshëm? Allahu është Ai që sheh çdo gjë." [Furkan 20]. Ndërsa këtu thonë:"Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?!" -Përse të mos zbriste së bashku me të një melek, që ta ndihmonte dhe t'i qëndronte në krah? Sipas tyre, Profeti (a.s.) ishte i paaftë për të përballuar peshën e Shpalljes dhe nuk kishte mundësi që, i vetëm, të kryente misionin e vet. Një tjetër kërkesë e tyre e pakuptimtë si kusht për të qenë profet, është edhe kjo: