سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Furqaan
سورت 25

Al-Furqaan

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 42

إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنْ ءَالِهَتِنَا لَوْلَآ أَن صَبَرْنَا عَلَيْهَا ۚ وَسَوْفَ يَعْلَمُونَ حِينَ يَرَوْنَ ٱلْعَذَابَ مَنْ أَضَلُّ سَبِيلًا 42

Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre. -Kuptimi: Po të mos bënim durim, ky njeri do të na devijonte nga zotat tanë. Allahu i shëmtoftë! Ftesën e Profetit për të njësuar Zotin si një të vetëm dhe të pashoq e konsideronin si devijim nga rruga e mirë. Sipas tyre, idhujtaria ishte rruga e drejtë, nga e cila nuk duhej të largoheshin për asnjë arsye, ndërsa teuhidi i Zotit ishte devijim dhe largim nga rruga e drejtë, gjë e cila kërkonte durim e këmbëngulje që të mos ndodhte, prandaj dhe këshillonin njëri-tjetrin për durim, siç thuhet në këtë ajet: "Paria nga mesi i tyre vijuan duke i thënë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është një gjë e kurdisur." [Sad 6]. Ndërsa këtu thuhet: “Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre.” Në fakt, durimi është i lavdërueshëm në çdo rast tjetër, përveç këtij, sepse ky është durim në kotësi dhe në punë që sjellin zemërimin e Allahut dhe shkak për t’u bërë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ndërsa besimtarët bëjnë durim në përhapjen e së vërtetës, sikurse thotë i Lartësuari: "Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim." [Asr 3]. Me këto fjalë, idhujtarët mëtonin se ata ishin në rrugë të drejtë, kurse Profeti ishte në të kotën. Duke qenë se ata e refuzonin besimin e drejtë, Allahu i Lartësuar i kërcënoi me ndëshkim dhe njoftoi se kur ai ndëshkim të vijë, ata do ta kuptojnë se kush ishte më larg të vërtetës:(Të mjerët!)Shpejt do ta mësojnë, kur ta shohin qartazi dënimin, se kush ishte më larg së vërtetës. - Ata do ta mësojnë me siguri të plotë: "... se kush ishte më larg së vërtetës." Allahu i përshkruan ata kështu: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun." [Furkan 27 - 29]. E ku ka më të humbur sesa ai që, si zot të vetin, që e adhuron dhe i nënshtrohet, ka epshin, që e çon vetëm në shkatërrim! Prandaj i Lartësuari thotë: