Al-Furqaan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
تَبَارَكَ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِۦ لِيَكُونَ لِلْعَـٰلَمِينَ نَذِيرًا 1
I Madhëruar qoftë Ai, që ia zbriti Dalluesin(Kur’ânin)robit të vet(Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën! - Ky ajet tregon qartë madhështinë e plotë të Allahut të Lartësuar, për njëshmërinë e Tij dhe se Ai është absolutisht një dhe i vetëm në çdo aspekt. Ai tregon, gjithashtu, për bujarinë dhe mirësitë e Tij të shumta, prandaj thuhet: ‘Tebareke’ - U madhëroftë dhe u lartësoftë me cilësitë e Tij të plota! Të shumta janë mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë Ai që dhuron çdo mirësi dhe më e madhja mirësi është shpallja e këtij Libri, të cilin Allahu i Lartësuar e quajti El Furkan. Kështu quhet ai që bën dallimin e qartë të hallallit prej haramit, udhën e drejtë prej devijimit dhe humbjes, fatbardhët dhe të lumturit prej të dëshpëruarve e të dënuarve. Allahu i Lartësuar ia shpalli Kur'anin me këto cilësi të mrekullueshme profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), të cilin e cilëson me një titull të lartë, duke thënë ‘abdihi’ - Robi dhe adhuruesi i Tij i sinqertë. Profeti (a.s) u quajt kështu, sepse ai i plotësoi dhe përmbushi të gjitha gradat dhe nivelet e adhurimit ndaj Zotit, duke i kaluar kështu gradat e të gjithë profetëve. Allahu i Madhëruar na njofton se ia shpalli këtë libër plot begati dhe dituri të madhe Profetit të Tij të dashur, këtij adhuruesi të sinqertë dhe të paarritshëm, për një qëllim shumë të lartë: siç thotë: "... që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!”. Pra, Muhamedi (a.s)do të jetë qortuesi dhe paralajmëruesi për të gjithë botën. Ai do t’i paralajmërojë dhe kërcënojë ata me ndëshkimin dhe zemërimin e Zotit dhe do t'u tregojë atyre qartësisht mënyrat dhe veprat që e kënaqin Zotin, duke i nxitur për të punuar, si dhe ato vepra që e zemërojnë Zotin, duke i këshilluar për t’u ruajtur dhe larguar prej tyre. Zoti na tregoi se çdokush që e pranoi këshillën e këtij Profeti dhe Shpalljen që ai solli, duke punuar me të, ka për të qenë prej të shpëtuarve në këtë botë dhe në tjetrën, duke u gëzuar me lumturinë e përjetshme dhe mirësitë e pafundme. A ka mirësi dhe dhuratë më të madhe sesa këto që na dhuroi Allahu Bujar dhe Mëshirëplotë? I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai që na dhuroi mirësi të pafundme!