An-Noor
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لَّقَدْ أَنزَلْنَآ ءَايَـٰتٍ مُّبَيِّنَـٰتٍ ۚ وَٱللَّهُ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ 46
Ne kemi shpallur argumente të qarta. -Kështu i kemi mëshiruar robërit Tanë, duke u zbritur atyre ajete të qarta. Ato tregojnë e argumentojnë qartë të gjitha çështjet dhe synimet bazë të Sheriatit, të gjitha virtytet e lavdërueshme, njohuritë e dobishme dhe udhëzuese në mirësi. Përmes këtyre ajeteve u ndriçua udha e mirësive, u bë e qartë rruga e drejtë nga devijimet e shejtanit. Asnjë i humbur që lidhet pas devijimeve të shejtanit nuk ka pse të ketë më paqartësi pas kësaj Shpalljeje, e cila sqaron gjithçka. Edhe ai që kërkon të drejtën nuk ka për të gjetur asnjë dyshim e paqartësi. Kështu do të jetë, sepse kjo shpallje i përket Allahut, që është i Plotë e Absolut në diturinë dhe mëshirën e Tij. Ai është i plotë në qartësimin e ajeteve të Tij. Pas qartësimit të Allahut nuk mund të ketë qartësim e udhëzim tjetër më të mirë: "... me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka." [Enfal 42]. Të gjithë do të jetojnë dhe do të vdesin të qartë në atë që kanë zgjedhur....dhe Allahu e udhëzon në Rrugën e Drejtë atë që do. -Allahu udhëzon kë të dojë dhe udhëzimin e Tij ua jep atyre që u paraprin e mira dhe bëjnë vepra të mira në bindje e nënshtrim ndaj Tij. Ata e respektuan ftesën e Tij dhe me mirënjohje jetojnë sipas saj, prandaj u paraprin e mira dhe udhëzimi i plotë i Zotit. Këta, Ai i udhëzon në rrugë të drejtë. Allahu e përshkruan rrugën e tij si siratul mustekim, pra, rruga e qartë dhe më e shkurtra drejt destinacionit. Ajo është rruga që të çon me siguri drejt destinacionit, pra, në Xhenet, ku Allahu do t’i nderojë e mbulojë besimtarët me mirësitë e Tij. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi diturinë e saktë rreth së vërtetës dhe parapëlqimin e saj kundrejt çdo diturie tjetër, si dhe mbi punën sipas kësaj diturie me sinqeritet vetëm për Zotin. Vini re! Allahu i Madhëruar na tregon se këto ajete janë të qarta e udhëzuese drejt rrugës së drejtë për të gjitha krijesat, dhe ky është udhëzimi i përgjithshëm. Ndërsa kur flet për udhëzimin në "siratul mustekim" - rrugën e drejtë që të çon në Xhenet, atë e veçon për ata që Ai dëshiron dhe i ka përzgjedhur. Ky është udhëzimi i posaçëm për të zgjedhurit e Tij. Këtë lloj udhëzimi, që përmban diturinë e saktë për të vërtetën dhe punën sipas saj me sinqeritet, Ai e ka dhuruar me bujarinë dhe mirësinë e Tij, e cila është e pakufishme, për ata që e njohin dhe i nënshtrohen me mirënjohje. Ndërsa udhëzimi i përgjithshëm dhe qartësimi i Shpalljes për të gjithë krijesat është tregues i drejtësisë së Allahut. Ai është i Drejtë dhe ua sqaron Shpalljen të gjithëve, që askush të mos ketë më justifikim para Tij. Allahu e di mirë se kujt ia jep udhëzimin e plotë me bujarinë dhe mirësinë e Vet.