سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Noor
سورت 24

An-Noor

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 4

وَٱلَّذِينَ يَرْمُونَ ٱلْمُحْصَنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا۟ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَآءَ فَٱجْلِدُوهُمْ ثَمَـٰنِينَ جَلْدَةً وَلَا تَقْبَلُوا۟ لَهُمْ شَهَـٰدَةً أَبَدًا ۚ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ 4

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi rëndësinë e madhe të ekzekutimit të ligjit për imoralin, pra, ose goditjen me 100 kamzhikë për ata që kanë qenë të pamartuar, ose vrasjen me gurë për imoralin që ka qenë i martuar. Ai na tregoi se nuk lejohet martesa me të tillë njerëz, derisa të pendohen, sepse kjo do të sillte sherr të madh. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon diçka tjetër, që është shumë e rëndë dhe e rrezikshme. Ai na ndalon nga shpifja për gratë (dhe burrat) e ndershme dhe na njofton se kjo vepër është shumë e dënueshme dhe e ulët.Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme... -Bëhet fjalë për ata që shpifin për gratë e lira dhe të ndershme, por përfshihen edhe burrat e ndershëm, sepse nuk ka dallim mes dy rasteve. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për shpifjen për imoralitet, sepse vetë konteksti e tregon këtë....dhe nuk sjellin katër dëshmitarë... -Nuk sjellin si dëshmitarë katër burra të drejtë e të besueshëm, që dëshmojnë qartë se është kryer imoraliteti.... t’i rrihni me nga tetëdhjetë kamxhikë... -Goditen me 80 shkopinj me trashësi mesatare, që ta ndiejnë dhimbjen. Nuk teprohet aq as të shkaktojë vdekjen ose të sjellë dëmtime të rënda, sepse qëllimi është edukimi e jo shkatërrimi e dëmtimi i rëndë i njeriut. Ky është dënimi për krimin e përbaltjes së nderit të besimtarit. Megjithatë, ky dënim ekzekutohet veçse në rastin kur i prekuri nga shpifja plotëson dy kritere: 1) është besimtar dhe 2) është i martuar. Nëse nuk i plotëson këto kritere, shpifja ndëshkohet me mënyra të tjera, që i përcakton gjykata islame, si burgosje etj. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë:...dhe atyre mos ua pranoni kurrë dëshminë!... -Ky është një dënim tjetër: lëshohet një vendim nga gjykata, që dëshmia e këtij njeriu nuk pranohet dhe është e pavlefshme, derisa ai të shfaqë pendim të dukshëm dhe të pastrojë figurën e tij. Pra, ky krim ka dy dënime: rrahja me 80 shkopinj dhe mospranimi i dëshmisë. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë:... Sepse ata janë keqbërës(e nuk u pranohet dëshmia). -Ata e kanë thyer bindjen ndaj Allahut. Ligësia e tyre është shumë e madhe, sepse ata i kanë shkelur kufijtë e Zotit dhe kanë shkuar te ndalesat e Tij. Veç kësaj, ata kanë shkelur mbi nderin e vëllait, duke përhapur thashetheme, duke rënduar kështu edhe vëllezërit e tjerë, për të cilët mbase është bërë shkaktar që ata të flasin, të përgojojnë e të përhapin thashethemet. Ai është bërë shkaktar për shkatërrimin e vëllazërisë së imanit, që Zoti ka urdhëruar të lidhet fort mes besimtarëve. Kjo tregon qartë se shpifja është gjynah i madh.