An-Noor
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فِى بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا ٱسْمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْـَٔاصَالِ 36
(Ajo dritë)Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje. -Allahu adhurohet në këto shtëpi madhështore e të nderuara, që janë vendet më të dashura për Të. Ato janë xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen, me qëllim që në to: "... të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Këtu përmblidhen disa norma për xhamitë: si ndërtimi i tyre, pastrimi dhe përkujdesi për to, ruajtja e tyre nga papastërtitë e gjërat e ndaluara, ruajtja nga të marrët dhe fëmijët që nuk janë të ndërgjegjshëm për pastërtinë, mbrojtja nga jobesimtarët, shmangia e kotësive brenda xhamive, ngritja e zërit etj., përveç rastit kur bëhet dhikër, kur falen namazet, qofshin farze, synete a nafile, kur bëhet lexim Kur'ani, tesbih, tehlil etj., kur ka mësim, itikaf e shumë adhurime të tjera që kryhen në xhami. Kështu, ngritja e xhamive nënkupton dy forma: ngritje fizike, duke i ndërtuar dhe duke u kujdesur për to, dhe ngritja e tyre me përmendjen e Zotit, përmes namazeve e adhurimeve në to. Forma e dytë është më e rëndësishmja dhe më e mira, prandaj edhe u ligjërua namazi me xhemat dhe falja e xhumave. Madje, për shumë dijetarë, namazi me xhemat është detyrë, ndërsa për disa të tjerë është i pëlqyeshëm. Në vijim, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata që i ndërtojnë këto xhami me adhurime e: “...që të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Ata e dëlirësojnë Zotin dhe i shprehin adhurimet e tyre me sinqeritet të plotë në fillim të ditës e në fund të saj. Allahu i Madhëruar i veçon këto dy kohë për vetë vlerën e lartë dhe rëndësinë e veçantë të adhurimeve në këtë kohë, por edhe për një shkak tjetër. Në këto kohë mundësohet më mirë afrimi tek Zoti përmes adhurimeve. Ato janë kohët më të përshtatshme e më të lehta për adhurim. Po këtu futet tesbihu i namazeve e jashtë tyre. Gjithashtu, në këto kohë janë caktuar edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes.