سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
سورت 23

Al-Muminoon

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 67

مُسْتَكْبِرِينَ بِهِۦ سَـٰمِرًا تَهْجُرُونَ 67

Tregoheshit arrogantë ndaj tij e me fyerje kundër tij natën bisedonit. -Ju tërhiqeshit dhe e lëshonit veten tërësisht drejt ligësisë. Me fjalë të tjera, nëse do të punonit e të besonit Kur'anin, ju do të përparonit drejt së mirës, por duke qenë se e refuzuat atë, u tërhoqët pas ligësisë, e kështu do të bini në gradën më të ulët. Jo vetëm kaq, por: “e fyenit në bisedat tuaja të natës." Kjo u drejtohet fillimisht arabëve, të cilëve u foli ky Kur'an dhe u thotë: “Ju lavdëroheshit dikur me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben, dhe pretendonit se ishit më të mirë se njerëzit e tjerë, sepse ishit kujdesatarë të Qabes. Por kur ju erdhi e vërteta, ju shpifët fjalë të ulta për Kur'anin në bisedimet tuaja të përbashkëta të natës. Kjo ishte rruga dhe sjellja e mohuesve në lidhje me Kur'anin. Jo vetëm që e refuzonin, por edhe flisnin me njëri-tjetrin e shpifnin kundër tij, siç thotë Zoti për ta: "Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” [Fusilet 26]. Gjithashtu: "Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje?! Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! [Nexhm 59 - 61]. Ose thotë: "Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur’anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!" [Tur 33, 34]. Duke qenë të bashkuar në të tilla poshtërsi, nuk ka dyshim se mbi ta do të zbresë ndëshkimi i Zotit. Dhe kur mbi ta të bjerë ndëshkimi, askush nuk ka për t’i ndihmuar. Nuk do të gjejnë asnjë që t’i luten për ndihmë dhe që mund t’ua ofrojë atë. Ata do të poshtërohen edhe më shumë me fjalë therëse, për shkak të veprave të tyre të këqija: