سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
سورت 23

Al-Muminoon

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 45

ثُمَّ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَـٰرُونَ بِـَٔايَـٰتِنَا وَسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ 45

Disa dijetarë janë shprehur se Allahu i Lartësuar, pasi dërgoi Musain dhe zbriti Teuratin në tokë, e ndaloi zbritjen e dënimeve shfarosëse në Tokë dhe ligjëroi luftën kundër mohuesve të profetëve. Nuk e di se ku është mbështetur ky opinion, por duke vërejtur me kujdes kontekstin e këtyre ajeteve dhe disa të tjerëve në suren Kasas, mbase jepet një kuptim i tillë. Nga konteksti i këtyre ajeteve kuptohet në njëfarë mënyre se, pas shkatërrimit të popujve me ndëshkime qiellore, Allahu dërgoi Musain me shenja e argumente të qarta, për të filluar kështu një kapitull të ri në trajtimin e popujve që do të mohonin. Nëse dikush mendon të kundërtën prej faktit se Zoti e ndëshkoi me shfarosje Faraonin dhe popullin e Tij, këtyre i përgjigjemi duke thënë se shkatërrimi i Faraonit ndodhi para zbritjes së Teuratit. Madje ajetet e sures Kasas janë të qarta në këtë fakt, kur Allahu i Madhëruar thotë: "Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Musait i dhamë Librin, që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë, që të marrin mësim." [Kasas 43]. Ajeti është shumë i qartë se Allahu ia dha Musait Librin pas shkatërrimit të Faraonit dhe pasi dënoi shumë popuj me ndëshkime shfarosëse. Gjithashtu, Allahu thotë se Ai e zbriti këtë Libër si udhëzim të qartë për njerëzit, si mëshirë për ta dhe si dritë për të parë rrugën e drejtë. Për të njëjtin kuptim flasin edhe ajetet në suren Junus, ku Allahu i lartësuar thotë: "Pas tij, Ne u çuam të dërguar popujve të tyre. Ata sollën argumente të qarta, por ata nuk e besonin atë që më parë e kishin mohuar. Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë. Pastaj, pas tyre, Ne dërguam Musain dhe Harunin me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij. Por ata treguan kryelartësi, sepse ishin popull keqbërës." Siç shihet, këtu flitet në njëfarë mënyre për dy epoka të ndryshme, nga Nuhu deri tek Musai dhe për epokën pas Musait. Allahu i Lartësuar këtu thotë: