Al-Hajj
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنسَكًا لِّيَذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلْأَنْعَـٰمِ ۗ فَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ فَلَهُۥٓ أَسْلِمُوا۟ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُخْبِتِينَ 34
Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. -Për të gjithë popujt e shkuar kemi bërë një vend adhurimi e kurbanesh, prandaj nxitoni dhe garoni në punë të mira! Allahu i Madhëruar i bëri këto vende adhurimi, me qëllim që besimtarët ta kujtojnë dhe ta adhurojnë Atë, si edhe që t’i shprehin Atij mirënjohjen. Ato u bënë që njerëzit të kujtojnë Zotin dhe që të nxisin tek ata mirënjohjen për Atë. Kjo është arsyeja që, duke përmendur urtësinë e caktimit të këtyre vendadhurimeve, Zoti thotë:Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet),... -Megjithëse ligjet ndryshojnë, thelbi i mesazhit të të gjitha shpalljeve ka qenë: “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet)” Askush nuk e ka thyer këtë themel të pandryshueshëm. Allahu është i vetmi i adhuruar me meritë. Të gjitha adhurimet i duhen përkushtuar vetëm Allahut e askujt tjetër. Duhet hequr dorë nga çdo lloj idhujtarie, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! -Vetëm Atij nënshtrojuni dhe vetëm Atij dorëzojuni, dhe askujt tjetër! Vetëm duke iu dorëzuar Atij, për të jetuar sipas Islamit, njeriu ka gjetur rrugën drejt vendit të paqes. Ata që e bëjnë këtë meritojnë përgëzimet dhe lajmin e mirë nga Zoti:Dhe përgëzoji të bindurit! -Përgëzoji "të bindurit" me të gjithë të mirat në të dyja jetët. El muħbit quhet ai që i është nënshtruar Zotit të tij, që i është dorëzuar urdhrave të Tij dhe është modest dhe i dashur me njerëzit dhe robërit e Zotit.