سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Hajj
سورت 22

Al-Hajj

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 26

وَإِذْ بَوَّأْنَا لِإِبْرَٰهِيمَ مَكَانَ ٱلْبَيْتِ أَن لَّا تُشْرِكْ بِى شَيْـًٔا وَطَهِّرْ بَيْتِىَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلْقَآئِمِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ 26

Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e kësaj xhamie të shenjtë dhe rëndësinë e saj të madhe. Ai na tregon gjithashtu, edhe rëndësinë e atij njeriu që e ndërtoi atë, pra, të Ibrahim el Halilit. I Madhëruari thotë:(Kujto)kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë(dhe i thamë)"Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje... -Është Allahu i Madhëruar Ai që bëri të mundur që ajo xhami të ndërtohej nga Ibrahimi dhe që pranë saj të vendosej një pjesë e pasardhësve të tij. Allahu e urdhëroi Ibrahimin që të ndërtonte atë xhami, dhe ai e ndërtoi atë mbi bazat e devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut. Ibrahimi e ndërtoi së bashku me djalin e vet, Ismailin. Ai e urdhëroi të birin, - dhe të gjithë pasardhësit, - që të mos i shoqëronin Zotit asgjë në adhurim, por të ishin të sinqertë vetëm ndaj Tij në çdo adhurim dhe në çdo vepër. Ata e ndërtuan Qaben duke përmendur emrin e Allahut. Pastaj Allahu e urdhëroi:...dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde(kur falen). -Pastroje xhaminë Time nga idhujtaria dhe gjynahet, nga ligësitë e papastërtitë e çdo lloji! Allahu thotë: “Shtëpinë time.” Pra, ia atribuoi Vetes atë xhami, për të treguar rëndësinë, nderimin dhe vlerën e saj. Ai e bëri që dashuria për Qaben të jetë shumë e madhe dhe që zemrat e besimtarëve të përmallohen për të nga çdo vend i largët i botës. Allahu e quan “Shtëpinë Time”, në mënyrë që pastrimi dhe ruajtja e saj të bëhen me më tepër përkushtim. Ai ia shton edhe më shumë rëndësinë Qabes kur thotë se kjo shtëpi e Tij është vend adhurimi i atyre që bëjnë tavaf dhe itikaf, pra, mbyllen në të për të adhuruar Zotin. Ajo është shtëpia ku besimtarët kryejnë adhurime të shumta, si dhikri, leximi i Kur'anit, mësimi i diturisë e shumë vepra të mira që të afrojnë tek Zoti. Pastaj Allahu përmend një adhurim tjetër shumë të rëndësishëm, që është namazi, duke thënë: “...që qëndrojnë në këmbë duke u falur, që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” Pra, pastroje Qaben për këta të zgjedhur e të nderuar, të cilët i angazhon vetëm adhurimi i Allahut, të Dashurit të tyre, dhe përkushtimi për t’i shërbyer Atij. Ata kanë ardhur në këtë vend veçse për t’iu afruar Allahut me adhurime që Ai ua ka mësuar dhe kërkuar. Këta e meritojnë plotësisht të nderohen dhe lëvdohen. Këtyre duhet t’u shërbehet me përkushtim. Një ndër shërbesat ndaj këtyre të nderuarve është edhe pastrimi i Shtëpisë për shkak të tyre. Pjesë e pastrimit dhe ruajtjes është edhe përkujdesja për të shmangur zërat e lartë dhe shqetësues, të cilët shpërqendrojnë adhuruesit që falin namaz e bëjnë tavaf. Allahu ka përmendur tavafin para itikafit dhe namazit, sepse tavafi është një adhurim i veçantë që bëhet veçse në Qabe e askund tjetër. Pastaj Allahu përmend itikafin, që kryhet veçse nëpër xhamia, dhe në fund namazin, që mund të kryhet kudo.