سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
سورت 21

Al-Anbiyaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 80

وَعَلَّمْنَـٰهُ صَنْعَةَ لَبُوسٍ لَّكُمْ لِتُحْصِنَكُم مِّنۢ بَأْسِكُمْ ۖ فَهَلْ أَنتُمْ شَـٰكِرُونَ 80

Ne i mësuam atij(Daudit) punimin e parzmoreve (të hekurta)për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. -Allahu i Madhëruar i mësoi Daudit (a.s) punimin e parzmoreve. Ai ishte i pari që i punoi ato, pastaj të tjerët e morën prej tij. Allahu i Madhëruar ia zbuti Daudit hekurin dhe e mësoi si ta punonte atë. Dobia e kësaj aftësie është shumë e madhe. Allahu thotë: “Ne i mësuam atij punimin e parzmoreve, që t’ju mbrojnë në raste lufte.” Parzmoret ju mbrojnë trupin gjatë betejave.Atëherë a nuk do të jeni mirënjohës për këtë? - Përse nuk i shprehni Allahut mirënjohje për këto bekime? Është Allahu Ai që ia mësoi robit të Tij, Daudit, këtë aftësi dhe ia mundësoi ta përkryente, siç thotë në këtë ajet kuranor: “Ai ju mundësoi të keni veshje që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe veshje që ju mbrojnë në luftë. Kështu i plotëson Allahu të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni.” [Nahl 81]. Ka mundësi që Allahu ta ketë mësuar Daudin të bënte mburojat prej hekuri, duke ia zbutur mrekullisht hekurin, që ai ta punonte me dorë, si të ishte baltë. Shumë shpjegues të Kur'anit thonë se Allahu i Madhëruar ia mundësoi Daudit që ta punonte hekurin si të ishte baltë argjile, pa qenë e nevojshme që ta shkrinte në zjarr. Ky është njëri mendim. Një shpjegim tjetër thotë se Allahu e mësoi Daudin që ta punonte hekurin me mënyrat që njohim sot, duke e shkrirë atë në fillim. Ky mendim duket më i qartë, sepse Allahu e tregon këtë si mirësi të Tij ndaj njerëzve, që duhet ta falënderojnë Atë. Nëse kjo aftësi nuk do të ishte e mundur për ta sot, Allahu nuk do ta përmendte si mirësi ndaj tyre. Ajeti nuk synon të përmendë vetëm parzmoret që bëri Daudi me duart e tij, por synon parzmoret në përgjithësi, si një mirësi që Zoti u dhuroi krijesave. Pastaj, mendimi i parë nuk mbështetet në ndonjë argument të veçantë, përveç fjalës së Allahut: “Ne i mësuam atij punimin e parzmoreve.” Por në këtë ajet nuk thuhet se ato bëheshin me mënyra të jashtëzakonshme.