Al-Anbiyaa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَـٰذَا ٱلَّذِى يَذْكُرُ ءَالِهَتَكُمْ وَهُم بِذِكْرِ ٱلرَّحْمَـٰنِ هُمْ كَـٰفِرُونَ 36
E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është(thonë ata)ai që përgojon zotat tuaj?” -Kjo tregon mohimin e fortë të tyre. Idhujtarët çdo herë që e shihnin Profetin (a.s), talleshin me të dhe thoshin me nënçmim: "Ky është ai që përgojon zotat tuaj?! Ky është ai i shkreti dhe qyqari që tallet me idhujt tuaj?! Mos pyesni fare për të, por përçmojeni!" Mendo për krimin e madh të tyre. Ata talleshin e përçmonin më të mirin e krijesave, në të gjitha aspektet e tij. Një nga vlerat më të larta të tij ishte sinqeriteti në adhurimin që i kushtonte Allahut, duke u larguar nga çdo formë idhujtarie. Ai është njeriu më i nderuar dhe më i respektuar. Ndërsa mohuesit kishin të gjitha të këqijat. Ishin ata që e meritonin talljen dhe nënçmimin. Do të mjaftonte si poshtërim për ta fakti që ata mohonin Zotin dhe refuzonin Profetin dhe Shpalljen që Zoti i dha atij. Kjo i shndërroi ata në krijesat më të poshtra, më të pavlera, më të shëmtuara dhe më të urryera.Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi (Rrahmani). -Edhe nëse e kujtojnë ndonjëherë Rahmanin, e bëjnë këtë duke e përzier me idhujtari. Atëherë, ç’mund të mendosh për gjendjet e tjera, kur nuk e kujtojnë aspak Allahun?! Mendo pak! Në ajet është përdorur emri “i Gjithëmëshirshmi”, për të theksuar se sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre. Pra, sikur thuhet: Si është e mundur që t’i përgjigjeni me mohim dhe idhujtari të Gjithëmëshirshmit, i cili është dhuruesi i të gjitha mirësive dhe shpëtimtari nga çdo ligësi e fatkeqësi?! Nuk ka asnjë mirësi që të mos e ketë dhuruar Rahmani dhe është po Ai që ruan nga çdo ligësi. Atëherë, si është e mundur që të mohoni dhe të bini në idhujtari?!