Taa-Haa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآءِ مَا قَدْ سَبَقَ ۚ وَقَدْ ءَاتَيْنَـٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكْرًا 99
Ja kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë që kanë ndodhur... - Allahu i Madhëruar i kujton profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), mirësinë e madhe të sjelljes së këtyre historive të popujve të shkuar. Kjo është vërtet një mirësi shumë e madhe, sepse në to ka shumë e shumë ligje e dispozita, që askush nga ithtarët e Librit nuk mund t’i hedhë poshtë. Kuptimi i ajetit: Ti, o Muhamed, nuk kishe studiuar ndonjëherë historitë e të parëve dhe as nuk ke mësuar nga ndonjë i ditur diçka të tillë. Atëherë, rrëfimi i këtyre historive me saktësi është argument se ti je një profet i vërtetë dhe se ajo që sjell nga Zoti është gjithashtu e vërtetë dhe esigurt.dhe Ne të kemi dërguar, nga ana Jonë, një shpallje (Kur'anin)plot këshilla(e kujtime). - Ne të dhamë një dhuratë shumë të vyer: atë që quhet Dhikër, pra, Kur'anin e madhërishëm. Kur'ani u quajt Dhikër (Kujtues), sepse në të përmenden ngjarje të së shkuarës dhe të ardhmes. Ai kujton njerëzit në mënyrë të vazhdueshme rreth cilësive dhe emrave të bukur të Zotit, në mënyrë që ata ta adhurojnë Zotin përmes kuptimeve të këtyre emrave dhe cilësive. Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit kujtojnë urdhëresat dhe ndalesat, si dhe ligjet e shpërblimit të Allahut. Kur'ani është përfshirës i ligjeve dhe mësimeve më të vyera, të cilat konsiderohen të bukura, të plota dhe të përkryera nga çdo logjikë e pastër dhe natyrë njerëzore e papërlyer. Kur'ani i kujton vazhdimisht njerëzit për ato rregulla e porosi që Zoti dëshiron prej tyre të realizohen e të plotësohen. Kur'ani është kujtim e mësim për Profetin dhe popullin e tij dhe, si i tillë, duhet trajtuar me respekt, dorëzim të plotë, pranim dhe madhërim. Vetëm nëpërmjet udhëzimeve të tij mund të shihet drita që të udhëzon në rrugën e drejtë. Njerëzit duhet të përkushtohen ta mësojnë vetë Kur'anin dhe t’ua mësojnë atë të tjerëve.