Taa-Haa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَ فَٱذْهَبْ فَإِنَّ لَكَ فِى ٱلْحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَ ۖ وَإِنَّ لَكَ مَوْعِدًا لَّن تُخْلَفَهُۥ ۖ وَٱنظُرْ إِلَىٰٓ إِلَـٰهِكَ ٱلَّذِى ظَلْتَ عَلَيْهِ عَاكِفًا ۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِى ٱلْيَمِّ نَسْفًا 97
"Atëherë, ik! -Largohu e qëndro larg prej meje!Sa të jesh gjallë, ke për të thënë: “Mos më prekni!” -Kështu do të ndëshkohesh në jetën e këtushme. Askush nuk do të të afrohet e askush nuk do të të prekë. Madje, edhe nëse dikush do të të afrohet, do t’i thuash: “Mos më prek dhe mos u afro pranë meje!” Ky ndëshkim ishte sepse Samiriju preku me dorë diçka që nuk e kish prekur askush tjetër dhe bëri diçka që askush nuk e kishte bërë më parë.Përveç kësaj ty të pret edhe një afat (dënimi), që nuk do të thyhet. -Kur të vijë afati i përcaktuar, do të shpërblehesh për atë që ke bërë, mirë ose keq.Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”. - Shikoje viçin që e adhurove! Ne do ta djegim atë dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det. Dhe kështu veproi Musai. Nëse viçi do të ishte vërtet zot, ai do të mbronte veten kundër atyre që po e shkatërronin. Me sa duket, adhurimi i këtij viçi kishte zënë vend në zemrat e bijve të Izraelit, prandaj Musai e shkatërroi mu para syve të tyre dhe e shpërndau në det, që ata të mos mundeshin më që ta ribënin, nga njëra anë, dhe që dashuria për të të largohej nga zemrat e tyre, ashtu siç do të zhdukej trupi i tij në ujë, nga ana tjetër. Gjithashtu, nëse do ta linte viçin siç ishte, kjo do të përbënte fitne, sepse zemrat do të prireshin drejt të kotës. Kur iu bë e qartë kotësia e adhurimit të statujës së viçit, Musai u kujtoi bijve të Izraelit se kush e meriton në të vërtetë adhurimin si Një i vetëm dhe i Pashoq: