Taa-Haa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًا مِّنْهُمْ زَهْرَةَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَرِزْقُ رَبِّكَ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ 131
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! -Mos u mahnit nga kënaqësitë e kësaj bote, mos u huto pas ushqimeve, pijeve të shijshme, veshjeve luksoze, shtëpive e kështjellave gjigande e grave të bukura, që zotërojnë disa të mashtruar të kësaj bote. Të gjitha ato janë stoli të kësaj bote, pas të cilave mahniten të mashtruarit. Pas tyre jepen tërësisht ata që i kanë kthyer shpinën ahiretit dhe janë treguar të padrejtë. Ata e shikojnë këtë botë si vendin ku gjejnë kënaqësinë dhe prehjen. Por shumë shpejt ajo do të largohet dhe bashkë me të edhe ata që janë mahnitur pas saj. Ata do të pendohen atëherë kur pendimi nuk do t’iu bëjë më dobi. Ata do të shohin realitetin e kësaj gjendjeje fatkeqe kur të ringjallen Ditën e Kijametit. Allahu e ka bërë këtë jetë thjesht si sprovë, për të dalë në pah ata që mashtrohen pas saj dhe ata që bëjnë vepra të mira, sikurse thotë Allahu: “Gjithçka në tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” [Kehf 7].Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. - Rrizku i Zotit është më i mirë. Në jetën e kësaj bote, nëse Zoti të ka dhënë dituri të pastër rreth besimit, të ka dhënë iman të sinqertë e korrekt dhe të ka mësuar si të bësh vepra të mira, dije se të ka dhënë mirësitë më të mëdha të kësaj jete. Ndërsa në ahiret, ajo që të premtohet është shumë më madhështore sesa të mund të përshkruhet me fjalë: mirësi të përjetshme, jetë në paqe e kënaqësi pranë Zotit Mëshirëplotë. Kjo është shumë më e mirë se të gjitha ato stoli që u kemi dhënë të mashtruarve me dynjanë. Mirësitë e premtuara nga Zoti janë të përhershme, që nuk shterojnë kurrë. Si ushqimet, ashtu edhe hijet e bukura janë të përjetshme në Xhenet, siç thuhet në Kur'an: “Ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme." [El ea’la 17]. Ky ajet na mëson që, nëse njeriu ndien tek vetja tërheqje drejt stolive të kësaj jete mashtruese, le të kujtojë premtimin e Allahut dhe le të bëjë krahasimin e dy rasteve.