سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورت 2

Al-Baqara

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 220

فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۗ وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْيَتَـٰمَىٰ ۖ قُلْ إِصْلَاحٌ لَّهُمْ خَيْرٌ ۖ وَإِن تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَٰنُكُمْ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ ٱلْمُفْسِدَ مِنَ ٱلْمُصْلِحِ ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَعْنَتَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 220

Të pyesin ty për jetimët. -Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetet e sures Nisa që flasin për jetimët, kjo i rëndoi pak muslimanët. Në njërin prej tyre, i Lartësuari thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort.” [Nisa, 10]. Kështu, pas shpalljes së këtyre ajeteve, besimtarët filluan që t’ua veçonin edhe ushqimin jetimëve që kishin nën përgjegjësi, duke u frikësuar se mos hanin prej pasurisë së tyre. Pra, edhe pse sipas zakonit të asaj kohe, ishte normale që të shoqëroje jetimët në ushqimin e tyre, muslimanët hoqën dorë nga ky veprim, nga frika se mos quhej ngrënie e padrejtë e pasurisë së jetimit, për të cilën Allahu i Lartësuar kërcënon aq ashpër në ajetin e sipërcituar. Ky qe shkaku pse ata e pyetën Profetin (a.s.) rreth kësaj çështjeje, domethënë, deri ku është kufiri i të vepruarit me pasurinë e jetimëve? Dhe Allahu i Lartësuar u ktheu përgjigje:Bamirësia ndaj tyre është punë e mirë. -Kuptimi: Qëllimi juaj duhet të jetë gjithmonë që ta ruani dhe ta shtoni pasurinë e jetimit me mënyrat e lejueshme.Nëse jetoni bashkë me ata(dijeni se)janë vëllezërit tuaj.” Allahu di ta dallojë keqbërsin nga bamirësi. -Kuptimi: Lejohet që të përzihen pasuritë tuaja me të tyret, nëse qëllimi është bamirësia ndaj tyre dhe kujdesi për të mos i dëmtuar. Ata duhet t'i konsideroni si vëllezërit tuaj, dhe dihet që vëllezërit përziejnë me njëri-tjetrin shumë gjëra, qoftë edhe ushqimin. Siç kuptohet, në të tilla raste, përcaktimin e bën qëllimi i mirë dhe puna e pastër. Nëse Allahu i Lartësuar sheh që dikush kërkon ta ndihmojë jetimin, pa patur asnjë qëllim që të abuzojë me pasurinë e tij (jetimit), atëherë Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Edhe nëse dikush përfiton diçka prej pasurisë së jetimit, pa qëllim të keq dhe pa abuzuar, për atë nuk është gjynah. Allahu i Lartësuar e ka bërë atë kërcënim pikërisht për ata që synojnë të përfitojnë prej pasurisë së jetimit dhe të abuzojnë me të. Një normë islame thotë: “Mjetet gjykohen njëlloj si qëllimet e tyre.” Ky ajet tregon se lejohet bashkëveprimi dhe përzierja në çështjen e ushqimit dhe në çdo fushë tjetër të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Ky lehtësim është tregues i mëshirës dhe mirësisë të Zotit ndaj nesh. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte vënë në vështirësi. Vërtet, Allahu është Ngadhnjimtar e i Urtë. -Allahu i Lartësuar thotë se, po do të dëshironte Ai, edhe mund të na e vështirësonte çështjen dhe ne të binim në gjynah, sepse Allahu është i Plotfuqishëm dhe ka fuqi që të nënshtrojë gjithçka. Ai është, gjithashtu, i Urtë, dhe çdo vepër e Tij është në bazë të urtësisë dhe përkujdesit të Tij për krijesat. Duhet ditur se plotfuqishmëria e Allahut nuk bie ndesh me urtësinë e Tij. Disa njerëz thonë se Allahu i Lartësuar bën çfarë të dojë, qoftë ajo në përputhje me urtësinë e Tij ose në kundërshtim me të. Por kjo shprehje është shumë e gabuar. Ajo nuk duhet thënë e as menduar. Ne duhet të themi, duke qenë të bindur, se veprat dhe ligjet e Allahut burojnë gjithmonë nga Urtësia e Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, pa qëllim apo pa kuptim. Në çdo vepër të krijuar prej Tij ka një urtësi, pavarësisht në e kuptojmë ne apo jo. Po kështu, edhe ligjet që Allahu i ka bërë për njerëzit burojnë nga urtësia e Tij dhe janë plot urtësi. Kurrë nuk mund të mendohet se ndonjë ligj i Tij është pa ndonjë urtësi të caktuar. Për çdo gjë që ka urdhëruar, Allahu i Lartësuar e ka bërë veçse për shkak të mirësisë e dobisë që gjendet në të. Ajo mirësi mund të jetë ose pa asnjë të keqe në vete, ose dobia e saj mund të jetë më e madhe se ndonjë e keqe që përmban. Në të njëjtën mënyrë, Allahu na ndalon nga ndonjë gjë veçse për shkak të së keqes që gjendet në të, qoftë ajo e keqe e pastër, pa asnjë të mirë në të, qoftë e keqe me ndonjë dobi të vogël në të. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar.