سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورت 2

Al-Baqara

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 188

وَلَا تَأْكُلُوٓا۟ أَمْوَٰلَكُم بَيْنَكُم بِٱلْبَـٰطِلِ وَتُدْلُوا۟ بِهَآ إِلَى ٱلْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا۟ فَرِيقًا مِّنْ أَمْوَٰلِ ٱلنَّاسِ بِٱلْإِثْمِ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ 188

Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar. -Kuptimi: Mos i merrni pasuritë tuaja me padrejtësi. Fjala e përdorur është “emuâlekum”– “pasuritë tuaja”, edhe pse qëllimi është “pasuritë e të tjerëve”. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ne ta konsiderojmë shoqërinë si një bashkësi të vetme, ku nuk ka “ne” dhe “të tjerë”. Pasuria e vëllait konsiderohet si pasuria ime. Ashtu sikurse nuk duam që të na i marrin pasurinë tonë pa të drejtë, po të njëjtën gjë duhet të dëshirojmë edhe për vëllain musliman. Nëse do t'ia lejonim vetes që të merrnim pasurinë e vëllait pa të drejtë, po kështu duhet të pranonim që edhe të tjerët të na merrnin pasurinë tonë pa të drejtë. Duke qenë se fitimi dhe marja e pasurisë prej tjetrit është dy llojesh: e drejtë dhe e padrejtë, Allahu i Lartësuar përcaktoi si të ndaluar vetëm përfitimin me padrejtësi. Ka shumë forma përfitimi të padrejta, prej të cilave mund të përmendim:1. Marrja e pasurisë nëpërmjet grabitjes, vjedhjes, mashtrimit, shkeljes së amanetit e të tjera si këto.2. Kërkimi dhe pranimi i rryshfeteve, përfitimi nga fajdet, kumari e të tjera të ngjashme. Të gjitha këto mënyra fitimi janë të padrejta dhe nuk janë të lejuara nga Sheriati.3. Marrja e pasurisë së njerëzve duke ngrënë në peshë, duke mashtruar në shitblerje, qiradhënie etj.4. Të marrësh tjetrin në punë dhe të mos i japësh hakun që i takon (sipas marrëveshjes).5. Fitimi që merr njeriu për një punë, së cilës nuk ia bën hyzmetin ashtu siç duhet.6. Fitimi që merret për adhurime, të cilat nuk mund të jenë të sakta nëse me to synohet shpërblimi material, e jo kënaqësia e Allahut.7. Përfitimi prej zekatit dhe sadakasë, nëse nuk hyn në kategorinë e njerëzve që përfitojnë prej tyre. E tillë është edhe marrja prej kësaj pasurie më tepër sesa është e përcaktuar nga Sheriati, ose më tepër sesa është e nevojshme.Të gjitha këto që u përmendën janë mënyra të ndaluara të përfitimit të pasurisë së njerëzve. Këto mënyra janë të palejueshme, edhe sikur të arrihen nëpërmjet gjykatësve, të cilëve u është dhënë rryshfet.Mos ndërhyni te gjykatësit me rryshfete, për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve të tjerë, kur ju e dini. -Shpesh, ndodh që njerëz të padrejtë, me mundësitë dhe argumentimin e tyre, i bindin gjykatësit që t’i lejojnë të përfitojnë padrejtësisht nga pasuritë e të tjerëve. Por, sido që të jetë, gjykimi i një gjykatësi nuk e bën të lejuar tek Allahu atë që është haram dhe nuk e bën haram atë që është e lejuar. Tek Allahu i Lartësuar çështjet mbeten gjithnjë ashtu sikurse janë në të vërtetë. Pra, njeriu i padrejtë të mos mendojë kurrë që vendimi i gjykatësit në favor të tij është i pranueshëm tek Allahu, sepse Allahu i Lartësuar i njeh fshehtësitë deri në imtësi. Atëherë, nëse dikush fiton padrejtësisht një pasuri, në bazë të një vendimi gjykate, e ka përsëri haram që ta marrë atë pasuri. Nëse ai e merr, konsiderohet prej atyre që hanë pasurinë e njerëzve pa të drejtë, prandaj meriton ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Ndëshkimi i tij është i meritueshëm, sepse ai e ka grabitur pasurinë e tjetrit me vetëdije dhe me mashtrim. Po kështu edhe avokati i çështjes së këtij të padrejti duhet të mos bëhet palë me padrejtësinë. Pra, nëse ai sigurohet që klienti i tij nuk ka të drejtë në pretendimet e veta, atëherë nuk i lejohet që ta mbrojë, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin (Kur'anin) me të vërtetën, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu. Mos u dil kurrë në krah tradhtarëve! Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten! Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e gjynahqarë.” [Nisa, 105 - 107].