Al-Baqara
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَكُمْ فِى ٱلْقِصَاصِ حَيَوٰةٌ يَـٰٓأُو۟لِى ٱلْأَلْبَـٰبِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ 179
Në ligjin e barazisë është jeta juaj, o ju njerëz që kuptoni, në mënyrë që të bëheni të devotshëm. -Domethënë, nëpërmjet këtij ligji ruhet gjaku i pafajshëm dhe frenohen kriminelët. Nëse njeriu e di shumë mirë se, nëse vret, do të vritet, ai do ta frenojë veten nga ky krim i shëmtuar. Gjithashtu, kur njerëzit shohin ndëshkimin e kriminelit, ai bëhet një mësim shumë i mirë për ta. Nëse shpagimi për vrasjen nuk do të ishte vrasja, atëherë ky krim i shëmtuar nuk do të frenohej kurrë. Të gjitha dënimet penale të Sheriatit janë e vetmja mundësi frenimi të krimit dhe padrejtësisë. Kjo tregon se Allahu që i ligjëroi ato është, pa dyshim, i Dituri, i Urti dhe Falësi. Fjala “jetë” në ajetin e mësipërm, është në trajtën e pashquar, për të treguar (në arabisht) kështu dobinë e madhe që u sjell njerëzve ky ligj i drejtë. Madje, duke qenë se vlerën e këtij ligji mund ta kuptojnë veçse mendimtarët e mëdhenj, Allahu iu drejtohet pikërisht atyre, duke thënë: “…o njerëz që kuptoni …”. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar e dëshiron dhe kënaqet që njerëzit të meditojnë dhe të përdorin mendjen e tyre, për të studiuar hollësisht ligjet e sjella prej Tij. Ai i do ata që përnxjerrin urtësitë dhe dobitë e dispozitave të Tij, sepse ato tregojnë që Ligjvënësi është Absolut në urtësinë e madhështinë e Tij. Ato tregojnë qartë drejtësinë e Tij të pakrahasueshme dhe mëshirën e Tij të gjerë. Njerëzit që meditojnë dhe përnxjerrin urtësitë dhe dobitë e ligjeve të Allahut, e meritojnë të quhen të urtë, dijetarë. Ata janë vërtet të privilegjuar e të përzgjedhur, sepse vetë i Madhëruari (Allahu) i ka quajtur “njerëz që kuptoni”. Mjafton kaq si nderim për ata që dinë të mendojnë. Thënia e Allahut: “në mënyrë që të bëheni të devotshëm.”, tregon dobinë e njohjes dhe të zbatimit të dispozitave të Tij. Për atë që e njeh Zotin e Tij dhe madhështinë e Tij, apo që arrin të njohë urtësitë në dispozitat e Tij, sigurisht që do të ketë shtim të bindjes dhe të nënshtrimit të plotë ndaj Atij. Njohësi i mirë i këtyre çështjeve e ndien madhështinë e Allahut, prandaj nuk ia lejon vetes që të shkelë kufijtë e të Madhërishmit. Ky njeri meriton të quhet ‘i devotshëm’, sepse devotshmëria nuk është gjë tjetër, por veçse të ruajturit nga ndëshkimi i Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Devotshmëria është ruajtja e kufijve të Zotit, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.