Maryam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَتْ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحْمَـٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيًّا 18
Ajo tha: “Unë i kërkoj mbrojtje të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse e ke frikë Atë.” -Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe mbështetem në mëshirën e Tij, që të mos më bësh keq. Pastaj shtoi e tha: “...nëse i frikësohesh Atij!” Pra, nëse i frikësohesh Zotit, më lër të qetë dhe largohu prej meje! Kështu, nga njëra anë, Merjemja kërkoi mbrojtje tek Allahu dhe, nga ana tjetër, e këshilloi personin që t’i frikësohej Allahut e të mos ia cenonte devotshmërinë. Duhet kuptuar se ajo ishte e re, e vetme në atë vend dhe larg njerëzve, ndërsa meleku iu shfaq në formën e një mashkulli të pashëm. Në fakt, ai nuk i tha ndonjë fjalë të keqe apo ta kërcënonte, por ajo vajzë e ruajtur dhe e dëlirë u frikësua, prandaj menjëherë kërkoi mbrojtje tek Zoti. Ky ishte tregues i pastërtisë dhe ndershmërisë së Merjemes, që e bënin të ruhej nga e keqja dhe shkaqet e saj. Pastërtia morale, sidomos kur gjendesh në mes të së keqes, konsiderohet si ndër gjërat më të mrekullueshme dhe më të shpërblyeshme nga Zoti. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e lëvdon Merjemen, kur thotë: “...Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devotshmit.” [Tahrim 12]. Ose: “...edhe atë që ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne dhe e bëmë atë dhe të birin shenja për njerëzit.” [Enbija 91]. Këtë ndershmëri, Allahu i Madhëruar e shpërbleu duke i dhuruar një mrekulli të pashembullt. Ai i dha asaj virgjëreshe të pastër një djalë, që do të ishte një nga shenjat më madhështore të Tij. Ky djalë u bë më vonë një ndër profetët më të zgjedhur të Allahut.