سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Maryam
سورت 19

Maryam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 12

يَـٰيَحْيَىٰ خُذِ ٱلْكِتَـٰبَ بِقُوَّةٍ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ ٱلْحُكْمَ صَبِيًّا 12

(Djalit të tij i erdhi urdhri)O Jahja! Merre librin(dhe zbatoje) me shumë kujdes! -Kështu lindi Jahja, i cili u rrit dhe u edukua në gjirin e një familjeje adhuruese. Kur arriti moshën që të kuptonte Shpalljen, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të zbatonte ligjet e Librit të Tij me rigorozitet. Kjo përpjekje do të ishte, së pari, në mësimin përmendësh të tekstit dhe të kuptimeve të tij, pastaj në zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të tij. Kjo është domethënia e fjalës: “Merre librin me shumë kujdes!” Jahja e përmbushi menjëherë urdhrin e Zotit të tij. Ai mësoi tekstin e librit dhe kuptimet e tij. Allahu i dhuroi atij zgjuarsi të spikatur, që nuk gjendej tek të tjerët:Dhe Ne i dhamë atij urtësi që kur ishte fëmijë. -Allahu i dhuroi Jahjas njohje të thellë të ligjit dhe një aftësi gjykimi të drejtë, që në moshë fare të re.