Al-Kahf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٍ ۚ وَكَانَ ٱلْإِنسَـٰنُ أَكْثَرَ شَىْءٍ جَدَلًا 54
Në këtë Kur’an, Ne u kemi shpjeguar njerëzve çdolloj shembulli,... -Allahu i Madhëruar na njofton rreth madhështisë së Kur'anit dhe gjerësisë së mësimeve të tij. Ai është një Libër gjithpërfshirës dhe Allahu i Madhëruar ka sqaruar në të çdo çështje të rëndësishme. Në të është sqaruar çdo rrugë që të çon në dituri të dobishme dhe në lumturinë e përjetshme. Në të përmendet çdo rrugë që të ruan nga e keqja dhe shkatërrimi. Në të sqarohen hallalli dhe harami, jepet dhe sqarohet se si do të bëhet shpërblimi i punëve të robëve. Në të ka kujtim dhe inkurajim për çdo punë të mirë dhe kërcënim e paralajmërim për t’u ruajtur nga çdo punë e keqe. Në të ka lajme e histori të vërteta dhe shumë të dobishme për zemrat. Në të sqarohet besimi i pastër dhe korrekt ashtu siç e do Zoti. Ky libër sjell qetësinë e prehjen në shpirtrat e atyre që besojnë dhe sjell dritë me të cilën ata shohin dhe ecin në rrugën e drejtë. Ky përshkrim i Kur'anit duhet të bëjë që zemrat t’i dorëzohen këtij Libri dhe ta pranojnë e ti nënshtrohen për t’u bindur urdhëresave dhe ligjit të sjellë në të. Njerëzit duhet ta pranojnë tërësisht këtë Kur'an dhe nuk duhet ta kundërshtojnë Atë në asnjë çështje e gjykim të sjellë në të. Megjithatë, shumë nga njerëzit polemizojnë për të vërtetën edhe pasi u është bërë e qartë dhe e kundërshtojnë këtë Kur'an nëpërmjet kotësive dhe ligësive. Nëpërmjet të kotës ata duan të hedhin poshtë të vërtetën. Prandaj tha:... por njeriu kundërshton më shumë se çdo kush tjetër. -Pra njeriu polemizon dhe kundërshton kumtet e këtij Kur'ani. Atyre nuk u takon ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është e padrejtë e jo me vend. Mosbesimi i tyre në Zotin dhe në këtë Kur'an është produkt i padrejtësisë dhe i rebelimit që ka pushtuar dhe mbushur zemrat e tyre dhe aspak ndonjë mangësi e paqartësi në këtë Kur'an madhështor. Argumentet e tij janë shumë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Mos vallë po presin që t’u vijë ndëshkimi dhe ato fatkeqësi që u zbritën popujve të shkuar? Nëse do t’i mendonin dhe do të mernin mësim nga historitë e popujve të shkuar sigurisht që gjendja e tyre do të ndryshontë. Prandaj tha: