Al-Kahf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
مَّآ أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلْمُضِلِّينَ عَضُدًا 51
Unë nuk i bëra ata(shejtanët)dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. -Shejtanët e mallkuar nuk kanë qenë të pranishëm në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe as në krijimin e vetes së tyre. Duke mos qenë të pranishëm, atyre nuk iu mor mendim rreth krijimit. Atëherë, si mund të krijojnë ata?! Allahu është i vetmi që ka në dorë krijimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave. Allahut i takon urtësia dhe dituria e përcaktimit të gjithçkaje. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe i të gjitha gjërave dhe vepron ndër to me urtësinë e Tij. Atëherë, si mund t’i bësh shok Atij në pushtetin, urtësinë e mbretërimin e Tij?! Si mund t’i marrësh për miq dhe mbrojtës krijesat e dobëta e t’u bindesh atyre, ashtu siç i bindesh Zotit, ndërkohë që ata as kanë krijuar gjë, nuk kanë qenë të pranishëm në krijimin e Zotit dhe nuk kanë qenë ndihmës të Tij?! Allahu i Madhëruar thotë:Unë kurrë nuk do të merrja për ndihmëtarë ata që çojnë njerëzit në humbje. -Allahu kurrë nuk do të bënte që dikush nga këta të ishin ndihmës apo partnerë të Tij në ndonjë çështje. E si mund të merrte si ndihmës krijesat e dobëta, e aq më pak ata që punojnë për shkatërrimin dhe devijimin e njerëzve, duke i nxitur ata që të urrejnë besimin e pastër dhe Zotin?! Përkundrazi, Ai i shkatërron këta shejtanë. Në ajetet më sipër, Allahu i Madhëruar përshkroi gjendjen e atyre që i bëjnë shirk dhe argumentoi kotësinë e idhujtarisë. Ai na tregoi se sa e ulët është kjo vepër dhe sa injorantë dhe mendjelehtë janë ata që e bëjnë. Në vijim, Ai na tregon për gjendjen e idhujtarëve në Ditën e Gjykimit dhe lidhjen e tyre me idhujt. Atë ditë, Ai do t’u thotë atyre: