سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
سورت 18

Al-Kahf

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 31

أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ جَنَّـٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَـٰرُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَيَلْبَسُونَ ثِيَابًا خُضْرًا مِّن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ ۚ نِعْمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتْ مُرْتَفَقًا 31

Ata e kanë vendin në Xhenetin e Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë floriri dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë(të qëndisur). Atje do të qëndrojnë të mbështetur në shtretër(të lartë). -Për ata që kanë besim korrekt, sinqeritet dhe vepra të mira, janë premtuar kopshte të larta, të mbushura me pemë. Aq të dendura janë ato pemë, saqë i fshehin e mbulojnë tërësisht banorët poshtë tyre. Të shumtë janë edhe lumenjtë që rrjedhin nëpër ato pyje e kopshte të dendura. Ato rrjedhin pranë pemëve të hijshme dhe pranë ndërtesave të larta. Stolitë e banorëve do të jenë prej floriri të kulluar, ndërsa veshjet do t’i kenë prej mëndafshi jeshil, të trashë e të hollë. Ata do të qëndrojnë të zbukuruar e të mbuluar me rroba shumë të bukura. El eraikjanë shtretërit e stolisur dhe me mbulesa shumë të shtrenjta e të veçanta. Në përmendjen e faktit se ata qëndrojnë të mbështetur në shtretër të zbukuruar, kuptohet se ata janë në rehati të plotë dhe janë të çliruar tërësisht nga çdo lloj lodhjeje e pakënaqësie. Shërbëtorët vrapojnë mes tyre për t’u shërbyer gjithçka që dëshirojnë. Këto lloj kënaqësish bëhen edhe më të bukura nga fakti se do të jenë të përjetshme dhe gjithmonë në shtim e zbukurim. Për këtë vend, Allahu thotë:Sa shpërblim i mrekulleshëm! Sa vend i bukur është ai! -Sa i mirë është shpërblimi i vepërmirëve. Ai është vendi më i mirë ku mund të qetësoshesh dhe të gjesh kënaqësinë dhe lumturinë. Atje do të kënaqen me gjithçka që ua kënaq shpirtin dhe sytë. Shpirtin e kanë të mbushur me lumturi, që kurrë nuk largohet. Sytë u qeshin dhe shprehin kënaqësinë që përjetojnë në çdo çast. E çfarë vendi mund të jetë më i mirë se ky, që ka mirësi e kënaqësi të përjetshme?! Më i pakëti në pasuri atje është një njeri i cili edhe sikur të udhëtonte mes pyjeve, kopshteve e kështjellave të tij për një mijë vjet nuk do t’i kalonte dot të gjitha. Ai do të lumturohet dhe do të mendojë se nuk ka më të lumtur se ai. Atij i plotësohen të gjitha ato që ka ëndërruar të ketë. Madje, edhe kur ëndrrat e dëshirat mbarojnë, Allahu i shton të tjera, që besimtari as i ka menduar ndonjëherë. Pas gjithë këtyre, mirësitë e kënaqësitë vazhdojnë të shtohen e zbukurohen çdo ditë që besimtari kalon në Xhenet. E lusim Allahun Bujar që të mos na privojë nga mirësitë e Tij të shumta, për shkak të sherrit dhe ligësive të veprave tona të mangëta dhe gjynaheve. Nga ajeti kuptohet se stolitë e arta në Xhenet do të përdoren nga femrat dhe nga meshkujt. Kjo vlen edhe për mëndafshin. Në një ajet tjetër thuhet: “Atje do të stolisen me rrathë të artë dore dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë.” Po kështu thuhet edhe në një hadith të saktë.