سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
سورت 18

Al-Kahf

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 26

قُلِ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثُوا۟ ۖ لَهُۥ غَيْبُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ أَبْصِرْ بِهِۦ وَأَسْمِعْ ۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِىٍّ وَلَا يُشْرِكُ فِى حُكْمِهِۦٓ أَحَدًا 26

Thuaj: “Allahu e di më së miri sa kanë qëndruar. Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. -Këto të fshehta, nëse do Ai, i shfaq përmes të dërguarve të Tij. Gjithçka që profetët flasin në emër të Tij është e vërteta e sigurt, që nuk mund të vihet në dyshim. E nëse Allahu nuk ua ka treguar të dërguarve të Tij diçka, atëherë nuk ka krijesë tjetër që ta dijë.Sa qartë shikon Ai(gjithçka)dhe sa mirë dëgjon Ai(gjithçka)! -Kjo është një fjali habitore, që tregon madhështinë dhe gjithëpërfshirjen e diturisë, shikimit dhe dëgjimit të Zotit. Allahu shikon dhe dëgjon gjithçka. Allahu e thotë këtë pasi na tregoi për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Pastaj i Madhëruari na njofton se Ai është mbrojtësi e rregulluesi i të gjitha çështjeve të botës. Ai është Mbrojtësi, Kujdestari dhe i Dashuri i besimtarëve, që kujdeset për ta në mënyrë të veçantë. Ai i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe ua lehtëson çështjet. Ai i ruan e i shpëton ata nga vështirësitë e vuajtjet dhe i ruan nga devijimet. Allahu i Madhëruar përmend këtu dy llojet e përkujdesjes: të përgjithshmen dhe të posaçmen. E dyta është vetëm për të zgjedhurit e Tij, siç thuhet në vijim:Përveç Tij(Allahut) ata(njerëzit)nuk kanë asnjë Mbrojtës. -Ishte Allahu Ai që u kujdes për të rinjtë e shpellës, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij. Këtë çështje nuk ia la në dorë asnjë krijese të Tij.Në Vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush. -Këtu bëhet fjalë për ligjin e Tij të vendosur për krijesat, që ata ta zbatojnë. Ai është i vetmi që i vendos ligjet e krijimit dhe të funksionimit të kësaj bote, por edhe ligjet e dispozitat, sipas të cilave krijesat duhet të jetojnë. Ai është Ligjvënësi për krijesat. Ai projekton gjithçka me kaderin e Tij, pastaj e krijon atë dhe e bën të ekzistojë dhe të funksionojë në krijimin e Tij. Allahu rregullon dhe mbikqyr funksionimin e gjithçkaje në këtë botë. Është Allahu, gjithashtu, që u vendos krijesave ligjin dhe rregullat e besimit dhe të fesë. Ai vendos urdhëresat dhe ndalesat, si dhe kufijtë ku duhet të qëndrojnë. Është Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe të ndëshkimit, në varësi të zbatimit ose jo të dispozitave të Tij. Allahu na tregon se vetëm Ai i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe se krijesat nuk mund të dinë asgjë rreth këtyre të fshehtave ndryshe, por veçse përmes rrugës që Ai ka dashur, pra, përmes shpalljeve dhe profetëve. Duke qenë se Kur’ani përmban shumë nga këto fshehtësi, Allahu i Madhëruar thotë: