Al-Israa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ وَجَعَلَ لَهُمْ أَجَلًا لَّا رَيْبَ فِيهِ فَأَبَى ٱلظَّـٰلِمُونَ إِلَّا كُفُورًا 99
A nuk e shohin ata se Allahu i Cili krijoi qiejt e Tokën, është i Plotfuqishëm që të krijojë të ngjashëm me ta? -Krijimi i qiejve dhe i Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njeriut. A nuk mendojnë ata, se Ai që ka këtë fuqi madhështore mund t’i rikrijojë njerëzit? Sigurisht që Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.Ai u ka caktuar një afat(për vdekjen e ringjalljen)për të cilin nuk ka dyshim; - Allahu vendosi një afat se kur do ta bëjë realitet këtë gjë. Ai afat është i sigurt dhe kurrë nuk mund të ndryshohet. Nëse do të dëshironte, Allahu do t’ua sillte Kijametin menjëherë, por Ai ka vendosur një çast të caktuar se kur do të ndodhë....po keqbërësit dinë veç të refuzojnë. -Me gjithë argumentet dhe faktet e shumta për këtë çështje, keqbërësit, që janë të zhytur në padrejtësi, e mohojnë dhe e shpërfillin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Krijuesit. Sigurisht, ky mohim dhe shpërfillje buron nga padrejtësia dhe vetëkënaqësia me trillimet e dëshirat e tyre.