Al-Israa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلْ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرًۢا بَصِيرًا 96
Thuaj: “Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush, Ai di dhe sheh gjithçka për robërit e vet”. -Ndër dëshmitë e shumta dhe më të forta të Allahut për besnikërinë e Profetit të Tij, janë ajetet e Kur'anit dhe kjo shpallje madhështore. Tjetër është edhe fitorja që Allahu i dha Profetit (a.s.) mbi të gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Nëse Profeti do të gënjente për Zotin, ai do të ndëshkohej menjëherë, sikurse thuhet në Kur'an: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” [El hakka 44-47]. Allahu i Madhëruar është Habirun Basir, pra, di gjithçka në imtësi dhe shikon gjithçka. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e krijesave.