Al-Israa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُل لَّئِنِ ٱجْتَمَعَتِ ٱلْإِنسُ وَٱلْجِنُّ عَلَىٰٓ أَن يَأْتُوا۟ بِمِثْلِ هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ لَا يَأْتُونَ بِمِثْلِهِۦ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا 88
Thuaj(o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”.Ky është një argument i prerë dhe fakt i qartë që tregon për vërtetësinë e Shpalljes, që Muhammedi (a.s.) solli nga Zoti, dhe për besnikërinë e tij si profet i Zotit. Allahu i sfidon njerëzit dhe xhindët që të sjellin një libër të ngjashëm me Kur'anin dhe na tregon se ata kurrë nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Edhe sikur të bashkëpunojnë të gjithë për këtë gjë, ata nuk do të mund t’ia arrijnë këtij qëllimi. Dhe e vërteta është se ndodhi ashtu siç njoftoi Allahu i Madhëruar. Rrethanat e mohuesve dhe armiqve të Shpalljes ishin të gjitha të favorshme që ata të bënin gjithçka për të refuzuar të vërtetën. Ata njiheshin për oratorinë dhe aftësinë e tyre gjuhësore e letrare, prandaj nëse do të kishin edhe më të voglën mundësi për t’ia arritur qëllimit, do ta kishin bërë. Por duke qenë se nuk e bënë, kjo tregon se ata u nënshtruan dhe u dorëzuan përballë sfidës së Zotit për ta kundërshtuar. E si është e mundur që një krijesë e krijuar nga dheu, të mendojë diçka të tillë?! Ata janë të dobët dhe të mangët nga çdo aspekt. Ata nuk kanë dije, pushtet e forcë, as dëshirë e motivim, madje as që mund të flasin e artikulojnë diçka, pa dëshirën dhe pa lejen e Zotit. E si mund të mendohet që krijesa të tilla të kundërshtojnë fjalën e Zotit të qiejve dhe të Tokës, i Cili sheh të gjitha fshehtësitë, i Cili është i Plotë e Absolut në çdo aspekt?! Vetëm Atij i takon lavdia dhe madhështia, të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja. Nëse do të bashkoheshin të gjitha detet e botës, madje të shtoheshin disafish, e të ishin bojë për të shkruar, ndërsa të gjitha pemët të ishin lapsa e pena për të shkruar, të gjitha do të harxhoheshin e mbaronin, por fjalët e Zotit kurrë nuk do të mbaronin. Ashtu sikurse asnjë nga krijesat nuk mund t’i përgjasojë Zotit në cilësitë e atributet e Tij, po ashtu nuk mund t’i përgjasojnë edhe në fjalën e Tij. Fjala e Zotit është prej cilësive të Tij dhe, si e tillë, nuk mund të ketë të ngjashme me të. Askush nuk është si Zoti në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar qoftë Allahu! Mos paftë të mira ai njeri që nuk bën dallimin mes fjalës së Krijuesit dhe fjalës së krijesës dhe shpif se Muhamedi e trilloi Kur'anin, duke mashtruar për Zotin!