Al-Israa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِىٓ ءَادَمَ وَحَمَلْنَـٰهُمْ فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ وَرَزَقْنَـٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ وَفَضَّلْنَـٰهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلًا 70
Ne i nderuam pasardhësit e Ademit(njerëzit),... - Ky është tregues i bujarisë dhe bamirësisë së pakufishme të Zotit, që askush nuk mund ta përkufizojë. Në sajë të kësaj bujarie, Ai e nderoi llojin njerëzor në shumë aspekte. Zoti e dalloi njeriun me aftësinë e të menduarit dhe me dituri. Ai dërgoi ndër njerëz profetë dhe u shpalli libra e ligje hyjnore. Nga mesi i tyre nxori evlijatë dhe të dalluarit, që janë të pastër e të kulluar në adhurimet që i përkushtojnë Atij. Ai i begatoi ata me shumë mirësi të dukshme dhe të fshehta. Ndër mirësitë e shumta që Zoti u dha njerëzve, është:... u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det,... -Allahu u mundësoi transportin me kafshë, si: devetë, mushkat, kuajt, por edhe me mjetet e tjera tokësore që Ai i krijoi dhe do të vazhdojë të krijojë e mundësojë për ta. Ai u mundësoi edhe transportin ujor përmes anijeve e mjeteve të shumta, që njerëzit - në sajë të diturisë së Zotit - i prodhojnë.i begatuam me ushqime të mira... -Ushqimet, pijet e kënaqësitë trupore. Çdo lloj kënaqësie për të cilën ata kanë nevojë, Allahu ua ka sjellë me mënyrën më të thjeshtë.... dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam. -I Lartësuari e dalloi llojin njerëzor me veçori e mirësi që nuk i ka asnjë krijesë tjetër. Edhe në këtë ajet, mesazhi është shumë i qartë: A nuk po bëheni mirënjohës ndaj Atij që ju dhuroi këto mirësi dhe ju shpëtoi nga çdo e keqe?! Njeriu duhet të ketë forcën dhe mençurinë që mirësitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar, të mos i bëhen pengesë për adhurimin e Atij, që ia dhuroi. Ai nuk duhet të harxhojë tërë kohën me grumbullimin dhe shtimin e pasurisë, duke cenuar adhurimin dhe në dëm të ahiretit; aq më keq nëse i përdor ato mirësi për të plotësuar dëshirat e sëmura në poshtërsi e mosbindje ndaj Zotit.