سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
سورت 17

Al-Israa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 60

وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِ ۚ وَمَا جَعَلْنَا ٱلرُّءْيَا ٱلَّتِىٓ أَرَيْنَـٰكَ إِلَّا فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلْمَلْعُونَةَ فِى ٱلْقُرْءَانِ ۚ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا طُغْيَـٰنًا كَبِيرًا 60

Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë(me diturinë e pushtetin e Tij)të gjithë njerëzit. -Allahu i Madhëruar përfshin gjithçka me diturinë dhe pushtetin e Tij. Krijesat nuk kanë ku të gjejnë strehim e mbrojtje që t’i mbrojë nga Zoti. Ky mesazh është i mjaftueshëm për këdo që ka mend, që ai të largohet nga ato gjëra që Zoti nuk i do. Një i mençur kurrë nuk do të lejonte që të zemëronte Atë që di dhe ka nën sundimin e Tij gjithçka.Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur'an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. -Shumica e mufesirinëve janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që Profeti pa gjatë udhëtimit të Israsë. Ndërsa “pema e mallkuar” është pema e Zekumit, që mbin në tabanin e Xhehenemit. Të dyja këto u bënë një provë shumë e fortë, që i bëri mohuesit e të vërtetës edhe më këmbëngulës dhe më të shfrenuar në mohimin e tyre. Ndërsa disa prej atyre që ishin me iman të dobët u tronditën fort, sepse ato ishin ngjarje të jashtëzakonshme e të pabesueshme në dukje. Edhe njoftimi për një pemë që mbin mu në taban të zjarrit të Xhehenemit është diçka e jashtëzakonshme. E si mund të mbijë një pemë e lagësht, e djegshme dhe të jetojë në mes të zjarrit?! Vetëm tregimi për udhëtimin e Israsë dhe për pemën në Xhehenem i bëri mohuesit që ta kundërshtonin edhe më tepër Profetin. Po si do të reagonin ata fatzinj nëse do të dëgjonin për ngjarjet e tjera të jashtëzakonshme që dëshmoi Profeti (a.s)?! Sigurisht që ata do ta tepronin edhe më tepër me sherrin e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i mëshiroi dhe u kujdes që sherri i tyre të mos e kalonte masën. Në Kur'an dhe në Sunet nuk u përmendën shumë gjëra që do të ndodhnin në të ardhmen. Mospërmendja e tyre ka urtësi dhe është më mirë për krijesat. Shumë gjëra të cilat nuk kishin shembull në atë epokë kur zbriste Shpallja, po të përmendeshin atëherë, do të bënte që zemrat e njerëzve t’i mohonin. Madje, edhe zemrat e besimtarëve do të lëkundeshin. Kjo do t’i largonte njerëzit nga pranimi i Islamit e nga nënshtrimi ndaj besimit të vërtetë. Atëherë, Allahu i Madhëruar ka përmendur vetëm me terma të përgjithshme atë që pritet të ndodhë. Kohë pas kohe, Ai sjell shenja për të frikësuar njerëzinë:Ne i frikësojmë ata, po kjo nuk u shton atyre asgjë tjetër, përveç rebelimit. -Por atyre kjo ua shton edhe më tepër shfrenimin dhe padrejtësitë. Vëreni me kujdes! Allahu thotë se kjo ua shton më tepër rebelimin, për të treguar se sa të zhytur janë ata në ligësi dhe sa shumë e duan të keqen, sa e urrejnë të mirën dhe sa shumë e refuzojnë nënshtrimin ndaj Zotit. Aq shumë e urrejnë të vërtetën dhe nënshtrimin, saqë tejkalojnë kufijtë duke bërë të kundërtën.