سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
سورت 17

Al-Israa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 42

قُل لَّوْ كَانَ مَعَهُۥٓ ءَالِهَةٌ كَمَا يَقُولُونَ إِذًا لَّٱبْتَغَوْا۟ إِلَىٰ ذِى ٱلْعَرْشِ سَبِيلًا 42

Thuaju këtyre idhujtarëve, të cilët pretendojnë se me Allahun mund të adhurohen edhe të tjerë, duke i nxitur të logjikojnë:Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata...” -Nëse do ta mernin si të saktë trillimin e tyre, atëherë:“... ata (zotat)do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj Zotit të Arshit(për t’ia marrë pushtetin)”. -Edhe ata që ju i quani zota do të kërkonin rrugë afrimi tek Zoti, duke e adhuruar Atë. Atëherë, çfarë kuptimi ka adhurimi i krijesave të dobëta e të varfra, të cilat edhe vetë kanë nevojë për të adhuruar Zotin e vetëm?! Përse t’i konsiderojmë ata si të barabartë me Allahun e Madhërishëm? Kjo është padrejtësia më e madhe dhe mendjelehtësia më e pashembullt. Nga ky veprim kanë ndaluar të gjithë profetët dhe shpalljet e Zotit, pa përjashtim. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Sipas këtij shpjegimi, ajeti është i ngjashëm me ajete të tjerë kuranorë si: “Edhe vetë idhujt të cilëve këta po u luten, kërkojnë afrimin (tek Allahu), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” [Isra] Ose: “Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë (idhujve): “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?” Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për ty! Kurrë nuk do të parapëlqenim që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti i begatove me të mira ata dhe të parët e tyre dhe ata i harruan paralajmërimet e tua dhe u bënë popull i shkatërruar.” [Furkan 17, 18]. Por ky ajet mund të ketë edhe një kuptim tjetër, sipas të cilit do të ishte: “Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj Zotit të Arshit (për t’ia marrë pushtetin)”. Pra, do të kërkonin çdo rrugë e mënyrë për t'ia marrë pushtetin Allahut, që Ai të mos ishte sunduesi e më i madhi i zotave. Por ata e dinë shumë mirë se ato idhuj që ata i adhurojnë janë të dobët e nuk kanë asnjë lloj pushteti në qiell dhe as në tokë. Sipas këtij kuptimi, ky ajet i përngjan ajetit tjetër, që thotë: “Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin). (Po të kishte shumë zota) secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar, dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre.” [Mu'minun 91]. Atëherë, përse këta mendjelehtë adhurojnë idhuj të dobët e të pafuqishëm?!