Al-Israa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَقُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى لَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٌ فِى ٱلْمُلْكِ وَلَمْ يَكُن لَّهُۥ وَلِىٌّ مِّنَ ٱلذُّلِّ ۖ وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًۢا 111
Dhe thuaj: “I Lavdëruar qoftë Allahu,” -Të gjitha lavdërimet dhe përlëvdimet i qofshin Allahut! Ai është i Ploti në çdo aspekt. Allahu është i pastër dhe i dëlirë nga çdo mangësi e defekt.i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim! -I gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon Allahut, të vetmit që sundon gjithçka. Bota e sipërme dhe e poshtme, të gjithë janë pronë e Allahut dhe nën mbretërimin e Tij. Askush tjetër nuk ka pushtet dhe fuqi të pavarur.Ai nuk ka nevojë për ndihmëtarë. - Allahu nuk ka nevojë për t’u mbështetur nga ndonjë krijesë, që të forcojë pozitat e Tij, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri dhe i Vetëmjaftueshmi. Allahu është El Hamid – i Lavdëruari, i Përlëvduari, i Lavdishmi. Ai nuk ka nevojë për asnjë e asgjë nga krijesat e Tij, as ato tokësore e as ato qiellore. Nëse Allahu zgjedh ndonjë prej krijesave të Tij si uelij - të dashur, këtë e bën si bamirësi e ndihmë për të, si mëshirë e butësi për të zgjedhurit e Tij, sikurse thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257].Dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon! - Madhëroje Allahun duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij madhështore, duke e përlëvduar shumë e duke shprehur mirënjohjen për veprat e Tij të mrekullueshme. Madhëroje duke e adhuruar si Një të vetëm, përmes atyre adhurimeve që Ai të ka mësuar përmes Shpalljes! Madhëroje Allahun, duke ia përkushtuar besimin, fenë dhe çdo adhurim vetëm Atij dhe me sinqeritet të plotë!Këtu përfundon dhe tefsiri i sures Isra.Allahut i takojnë të gjitha Falënderimet e lavdërimet! Paqja, bekimet dhe të gjitha begatitë qofshin mbi Muhamedin