An-Nahl
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَعَلَى ٱللَّهِ قَصْدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنْهَا جَآئِرٌ ۚ وَلَوْ شَآءَ لَهَدَىٰكُمْ أَجْمَعِينَ 9
Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese(nga e Vërteta). -Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij. Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër, më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë. Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Ata ndjekin rrugën e drejtë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre, me ndihmën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin dritën dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar, ata nuk zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të drejtë, që të ofron lumturi në të dyja jetët, por ndjekin rrugën e devijuar dhe shkojnë drejt dëshpërimit dhe shkatërrimit. Është Allahu i Lartësuar që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai do dhe e lë në humbje atë që Ai do, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Allahu i Lartësuar i di më mirë ata që meritojnë udhëzimin, prandaj thotë:Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve. -Porse Allahu i Lartësuar udhëzon me bujarinë, bamirësinë e Tij disa dhe lë në humbje disa të tjerë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.