Ar-Ra'd
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
أَفَمَنْ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ ۗ وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلْ سَمُّوهُمْ ۚ أَمْ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلْأَرْضِ أَم بِظَـٰهِرٍ مِّنَ ٱلْقَوْلِ ۗ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا۟ عَنِ ٱلسَّبِيلِ ۗ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ 33
Vallë, kush mund të krahasohet me Atë (Allahun)që mbikëqyr çdokënd se çfarë vepron? -Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i gjithçkaje dhe çdokujt ka për t’i dhënë shpërblimin e merituar, qoftë në këtë jetë, qoftë në jetën tjetër, me drejtësinë e Tij të plotë. Si mund të jetë i njëjtë i Gjithëdituri me idhujt, të cilët nuk kanë në dorë asnjë mundësi për shpërblim dhe ndëshkim, të cilët nuk kanë asnjë grimë pushteti?! Duke treguar padrejtësinë e tyre të madhe, Allahu i Lartësuar thotë:Dhe megjithatë, ata i përshkruajnë Allahut ortakë. -Ata i përshkruajnë Allahut ortakë, ndërkohë që Ai është i Vetmi dhe i Pashembullti. Allahu është Es-Samed- i Ploti dhe Absoluti në zotërimin dhe sundimin e Tij, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Allahu nuk ka shokë, nuk ka ortakë dhe as të ngjashëm me Të. Të besosh se ka idhuj të ngjashëm me Zotin dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij është një krim i pafalshëm.Thuaj: “Na i tregoni ata!” Mos, vallë, ju po i tregoni Atij diçka që Ai nuk e ditka, qoftë ajo nga gjërat që janë në tokë,” -Nëse jeni të sigurt dhe të vërtetë në atë që thoni, atëherë përshkruajini idhujt që ju adhuroni, që të gjykojmë rreth tyre. Mos, vallë, Allahu i Madhëruar nuk di gjë rreth ekzistencës së këtyre idhujve dhe u dashka që ju t'ia mësoni Atij?! Mësojeni tani, o të mjerë! Duke qenë se Allahu i Lartësuar nuk e ndan pushtetin e Tij me asnjë tjetër, kuptojeni kotësinë e pretendimeve tuaja! Me këto pretendime boshe, ju i përngjani atij që kërkon t’i prezantojë ortakë Zotit, për të cilët Ai nuk ditka gjë. Këto janë kotësira, që dalin nga goja juaj, prandaj i Lartësuari thotë:... qoftë ajo fjalë prej fjalëve që ju thoni?!” -E shumta që mund të thuhet rreth ekzistencës së këtyre idhujve ose “ortakëve”, është se ato janë pretendime të kota, të thëna nga të paditurit. E vërteta është e qartë: "Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut". Asnjë krijesë nuk meriton të adhurohet, por:Jo, por atyre që nuk besojnë u duket e mirë dredhia e tyre, -Dredhitë e tyre në propagandimin e idhujtarisë dhe mohimit të Shpalljes së Zotit iu duken të bukura, prandaj dhe përfundimi i tyre është i qartë:... prandaj janë të penguar nga rruga e drejtë. -Ata privohen nga rruga e drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e përjetshëm të bujarisë dhe mirësive të Tij.Dhe ata që Allahu i lë të humbur, askush nuk mund t'i udhëzojë. -Arsyeja është se askush tjetër, përveç Allahut, nuk ka pushtet real në qiej dhe në tokë, në këtë jetë dhe në ahiret. Askush nuk mund të ndryshojë vullnetin dhe përcaktimin e të Gjithëpushtetshmit, që është i Urtë dhe i Gjithëditur.