Yusuf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَٱسْتَبَقَا ٱلْبَابَ وَقَدَّتْ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٍ وَأَلْفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلْبَابِ ۚ قَالَتْ مَا جَزَآءُ مَنْ أَرَادَ بِأَهْلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسْجَنَ أَوْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 25
Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa. -Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe arriti që ta kapte për rrobash. Aq fort e kapi, saqë i grisi edhe këmishën. Pikërisht në këtë moment, kur të dy arritën tek dera, aty u shfaq bashkëshorti i saj. Një skenë e tillë sigurisht që ishte shumë e rëndë për sytë e Ministrit, prandaj dhe gruaja nxitoi të jepte justifikimet. Kështu, ajo menjëherë akuzoi Jusufin për agresion:Tek dera, ata hasën zotërinë(burrin)e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” -Siç shihet, ajo nuk tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që i bën keq familjes tënde”, por tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde”. Në këtë mënyrë, ajo deshte së pari të justifikonte veten e saj, por, në njëfarë mënyre, të tregonte se ai nuk kishte arritur t’i bënte gjë, por gjithçka mbeti thjesht në tentativë. Dhe menjëherë më pas, ajo foli për ndëshkim: “...përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” Por Jusufi (a.s) mbrojti vetveten dhe e hodhi poshtë këtë akuzë të padrejtë kundër tij, duke thënë: