Yunus
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمْ فِى شَكٍّ مِّن دِينِى فَلَآ أَعْبُدُ ٱلَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَـٰكِنْ أَعْبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِى يَتَوَفَّىٰكُمْ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ 104
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, i cili është zotëria i të gjithë të dërguarve, imami i të devotshmëve dhe njeriu më i dijshëm dhe i mbushur plot siguri në besimin e pastër dhe i thotë:Thuaj: “O njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë(jetën dhe)vdekjen tuaj.” -Nëse ju keni dyshime, dijeni se unë nuk kam aspak dyshime për fenë dhe besimin, në të cilin ju ftoj. Unë kam dituri të sigurt dhe të padiskutueshme, se Shpallja që po ju përcjell është nga Zoti. Unë jam i bindur se vetëm Allahu meriton të adhurohet, ndërsa gjithçka tjetër që ju adhuroni është e kotë. Për këtë, Allahu i Lartësuar më ka pajisur me argumente të qarta dhe fakte të dukshme për këdo që dëshiron të shohë të vërtetën. Atëherë, si mund të adhuroj unë dikë tjetër veç Allahut dhe t’i nënshtrohem tjetër ligji, veç ligjit dhe Shpalljes së Tij: “...dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut." Unë distancohem nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Allahut, pra, adhurimit të idhujve të ndryshëm. Ata që adhuroni ju nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, të përkujdesen dhe nuk kanë asgjë në dorë. Edhe ata, si gjithçka tjetër, janë krijesa të Allahut, të nënshtruar, të dobët dhe nevojtarë. Ata nuk kanë asnjë cilësi që të meritojnë adhurimin, pra, dashurinë e plotë, madhërimin dhe nënshtrimin ndaj tyre. Pastaj, ai tregoi se kush është i Adhuruari i vetëm, duke thënë: “Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj.”. Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe Ai do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai do t’ju ringjallë dhe do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Allahu është Ai që meriton të adhurohet, t’i falesh dhe ti lutesh, t’i nënshtrohesh dhe t’i biesh në sexhde.“Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë.” - Për këtë jam urdhëruar: të jem besimtar i sinqertë, që të adhuroj Zotin tim, sipas Shpalljes dhe dritës së dhënë prej Tij.