Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sura ya 7

Al-A'raaf

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 201

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ إِذَا مَسَّهُمْ طَـٰٓئِفٌ مِّنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ تَذَكَّرُوا۟ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ 201

Ata që janë të devotshëm, kur i ngacmon Shejtani, përmendin Allahun dhe atëherë arrijnë të shohin qartë. - Shejtani i mallkuar është vigjilent kundra njeriut, prandaj kur ky është i pavëmendshëm ose harron dhe nuk e kujton Allahun e Lartësuar, Shejtani arrin që t’i shkaktojë atij shqetësime dhe probleme, duke u përpjekur ta devijojë. Atëherë, këtu Allahu i Lartësuar na jep një kriter dallues mes atyre që janë të devotshëm dhe atyre që janë të mashtruar dhe shkojnë drejt shkatërrimit. Të devotshmit kur kuptojnë se kanë gabuar, duke lënë ndonjë detyrim apo duke kyer ndonjë haram, e ndiejnë praninë e vesveseve dhe ndikimit të Shejtanit të mallkuar. Kështu, ata fillojnë të mendojnë se nga cila portë u erdhi ky ndikimdhesiubëemundurqëaitë ndërhynte dhe t’i dëmtonte ata në lidhjen e tyre me Allahun e Lartësuar. Ata kujtohen për detyrimet që kanë ndaj Allahut të Lartësuar, qofshin fjalë apo vepra, dhe kështu shikojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhen. Pas kësaj analize dhe vetëllogarie, ata, të penduar sinqerisht, i kërkojnë falje Allahut të Lartësuar dhe përpiqen të rregullojnë atë që u është cenuar apo prishur. Kështu, ata kthehen përsëri në rrugën e duhur dhe rregullojnë marrëdhëniet e tyre me Allahun e Lartësuar, duke e kthyer Shejtanin e mallkuar të poshtëruar dhe duarbosh, pasi edhe ato pak arritje kundër besimtarit i shkatërrohen dhe i kthehen në të kundërtën e asaj çka i mallkuari shpresonte.